• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 31 Maj, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Fatura e kripur e votimit elektronik

29 Maj, 2025
tek Analizë, Ekonomi, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ida Ismalaj – ACQJ

Nga viti 2021 deri në zgjedhjet e majit 2025, Shqipëria ka eksperimentuar me teknologjinë zgjedhore: Votim elektronik, numërim elektronik dhe së fundmi, votën e diasporës përmes postës. Me qëllimin për të rritur transparencën dhe besueshmërinë e procesit, u hodhën miliona euro nga buxheti i shtetit. Por, në vend të një demokracie më të pastër, rezultati ka qenë një listë gjithnjë e më e gjatë problemesh: pajisje që nuk funksionojnë, personel i patrajnuar, pjesëmarrje e ulët dhe mungesë besimi.

Si lindi nevoja e përdorimit të teknologjisë në zgjedhje?

Lexo edhe:

Ligj i ri! Në Francë nuk do lejohet më pirja e cigares në ambiente publike

Alarmi për bombë në Tiranë fals

Ideja e votimit elektronik në Shqipëri ka lindur si një nevojë për të rritur besueshmërinë dhe transparencën e zgjedhjeve pas problemeve të shumta me metodën tradicionale. Pas zgjedhjeve të 2009, u bënë përpjekje për pilotimin e numërimit elektronik. Në vitin 2010, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme “s’do ketë më as kuti, as komisionerë, as fletë votimi”, duke premtuar kalimin drejt votimit elektronik. Edhe Partia Socialiste, kur ishte në opozitë para vitit 2013, e kishte kusht futjen e teknologjisë në zgjedhje, duke kërkuar numërim elektronik të votave për të shmangur kontestimet.

Përpjekja e parë konkrete dështoi: Projekti pilot i numërimit elektronik (p.sh. në Qarkun Fier) nuk u zbatua kurrë në 2013, duke çuar edhe në dëm ekonomik prej rreth 4 milionë euro për pajisje të papërdorura, që KQZ nënshkroi me një kompani spanjolle.

Kërkesa për votim elektronik, marrëveshja e 5 qershorit 2020

Në vitet 2016–2017, Partia Demokratike në opozitë kërkoi identifikim biometrik, votim elektronik dhe numërim elektronik në zgjedhjet e 2017. Opozita ngriti edhe një protestë 90-ditore (“çadra” në bulevard) duke insistuar për futjen e votimit elektronik. Për shkak të mosarritjes së konsensusit, zgjedhjet e qershorit 2017 u zhvilluan sërish me metodën tradicionale. Kriza politike dhe djegia e mandative në 2019 çoi në krijimin e një Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. Marrëvshja PD-PS u arrit edhe me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar. Kodi Zgjedhor u ndryshua për të lejuar përdorimin e teknologjisë, ku parashikohej identifikimi elektronik i 100% të zgjedhësve dhe pilotimi i votimit elektronik.

Zgjedhjet Parlamentare 2021 (Projekt pilot në Tiranë)

Identifikimi, votimi dhe numërimi elektronik u realizuan për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. KQZ realizoi një projekt pilot për votimin dhe numërimin elektronik në Njësinë Administrative Nr.10 në Tiranë, ku përfshinte 32 qendra votimi me rreth 23,600 votues. Procesi u krye normalisht dhe pajisjet funksionuan në të 32 qendrat e Njësisë 10. Probleme me votimin elektronik hasën të moshuarit dhe personat me shikim të dobët, pasi nuk kishte opsione asistive (p.sh. audio apo tekst i zmadhuar).

Zgjedhjet Lokale të vitit 2023

Në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, votimi elektronik u shtri si pilot në Bashkinë Vorë dhe u përsërit në Njësinë nr.10 në Tiranë. KQZ planifikoi shtrirjen edhe në bashki më të mëdha (si Elbasani e Kamza). Identifikimi elektronik dështoi në 12% të qendrave të votimit, për shkak të mungesës së operatorëve të trajnuar, defekteve të pajisjeve, një pjesë e të cilave u hodhën në kosh. Kryeministri Edi Rama u shpreh në atë kohë se pajiset PEI kanë garantuar siguri dhe mosfunksionimi i tyre është i pafalshëm dhe i pajustifikueshëm.  Rezultatet u publikuan brenda mbrëmjes së zgjedhjeve, shumë përpara numërimit manual në bashkitë e tjera.

Kostoja e votimit elektronik: Analiza dhe shifrat

Në zgjedhjet e 2021, KQZ shpenzoi rreth 125.8 milionë lekë (afërsisht 1 milion euro) për projektin pilot të votimit elektronik në Njësinë nr.10 . Duke marrë parasysh se në këtë njësi votuan elektronikisht rreth 10 mijë zgjedhës, kostoja mesatare ishte mbi 100 € për çdo votë të hedhur. Edhe në zgjedhjet vendore 2023, kostot mbetën të larta. KQZ vuri në dispozicion rreth 17 milionë euro vetëm për votimin elektronik në tri bashki (Elbasan, Kamëz, Vorë) . Nëse kjo shumë ndahet për numrin total të votuesve të atyre bashkive, rezulton se një votë elektronike do të kushtonte mesatarisht 125 €. Konkretisht, Bashkia Vorë ka rreth 16 mijë votues dhe me këtë financim, kostoja për votë në Vorë arrinte po rreth 125 € (pra ~2 milionë € gjithsej). Në krahasim, në vendet ku votimi elektronik është i konsoliduar, shpenzimet janë shumë më të ulëta. Një votë elektronike në Estoni varion nga 2 deri në 20 euro.

Zgjedhjet Parlamentare 2025, “më të kripura” se dy zgjedhjet e mëparshme

Për shkak të mungesës së konsensusit politik, në zgjedhjet e 11 Majit 2025, votimi elektronik u përdor vetëm në dy zona, në Vorë dhe në njësinë 10 të Tiranës, ku patën mundësinë të votonin rreth 70 mijë votues. Qeveria i akordoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një buxhet prej 34.3 milionë eurosh për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të datës 11 maj 2025. Rezultati për votimin elektronik në Vorë dhe në njësinë 10 të Tiranës doli mëngjesin e 12 majit, pasi kështu kërkoi Partia Demokratike.


Ndërsa në mars të 2025, qeveria i plotësoi kërkesën KQZ-së dhe miratoi fondin shtesë prej 9.3 milionë eurosh, për shpenzimet për realizimin e votës së diasporës.

Vëzhguesit ndërkombëtar për votimin elektronik

Në raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 2025 thuhet se votimi elektronik në përgjithësi u zhvillua pa pengesa, megjithatë shumë votues hasën vështirësi në këtë proces dhe disa anëtarë të komisioneve zgjedhore nuk ishin të trajnuar në mënyrë të përshtatshme ose nuk kishin qartësi mbi rolet e tyre.

Vëzhguesit vendorë: Probleme në funksionimin e pajisjeve

Vëzhguesit e Komunitetit të Helsinkit dhe Qëndresës Qytetare kanë raportuar probleme teknike në funksionimin e pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësit (PEI) ose mosnjohje të identitetit të zgjedhësve nga kjo pajisje në disa raste. Kjo sipas raportit ka sjellë largim të zgjedhësve, flukse që në orët e para të mëngjesit apo ngadalësim në vijimësi të procesit.

Problemet me votën e diasporës

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, për herë të parë shqiptarët në diasporë patën mundësinë të votonin përmes postës. Ky ishte një hap historik, por pjesëmarrja ishte shumë e ulët. Nga rreth 1.2 milion shqiptarë me të drejtë vote jashtë vendit, vetëm 201,795 u regjistruan për të votuar. Shkaqet kryesore ishin kërkesat komplekse për regjistrim, afatet e shkurtra, mungesa e informacionit dhe besimit në proces. Sipas KQZ, shumë zarfe me fletët e votimit nuk u shpërndanë ose nuk u kthyen, duke shkaktuar humbje financiare rreth 2 milion euro për shtetin.

Eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume tha se vota e diasporës ishte një proces që nuk ka plotësuar pritshmëritë në respektimin e standardeve të Kodit Zgjedhor dhe të KQZ. Kume tha: Votohej për herë të parë nga diaspora dhe ishin të pritshme problemet që u shfaqen.

Akuza dhe reagime

Partia Demokratike akuzoi kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi, si përgjegjësi kryesor i dështimit të kontratës 11 milionë euro me DHL për shpërndarjen e votës së diasporës.

Zëdhënësja Antikorrupsion, Genta Vangjeli u shpreh se ndonëse ligji nuk e lejonte, DHL bëri marrëveshje me nënkontraktorë për shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit në Greqi, ku si shembull solli postimet e zyrtarëve të lartë socialistë që njoftonin emigrantët të tërhiqnin fletët e votimit në pika postare të paautorizuara nga KQZ.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se nuk ka fletë votimi as të shtuara dhe as të trafikuara, por shtoi se mbetet për t’u vlerësuar pretendimet për shpërndarjen e votave nga kompania postare DHL.

Sulmet kibernetike gjatë zgjedhjeve

Sistemi i regjistrimit të emigrantëve, faqja zyrtare e KQZ dhe platforma që transmetonte rezultatet e zgjedhjeve në kohë reale, janë sulmuar në mënyrë të vazhdueshme nga hakera të specializuar. Celibashi theksoi se nuk kanë patur ndikim në sistem dhe se kanë qenë sulme kibernetike të organizuara nga jashtë, duke i krahasoi me sulme të ngjashme në vende të tjera si Franca apo Estonia.

Përvojat ndërkombëtare dhe mësimet nga Estonia

Ndërsa Shqipëria hedh hapat e parë drejt votimit elektronik, një nga modelet më të suksesshme nga e cila mund të mësojmë është Estonia. Sistemi i votimit elektronik estonez (i njohur si “i-voting”) është një formë e votimit në distancë përmes internetit, ku qytetarët mund të votojnë nga shtëpia apo kudo ku ndodhen, duke përdorur kartën e tyre të identitetit elektronik ose celularin (Mobile-ID) për t’u identifikuar dhe firmosur votën dixhitale. Pas mbylljes së votimit, votat elektronike dekriptohen dhe numërohen nën vëzhgim strikt të një komisioni zgjedhor të posaçëm dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

Tags: faturevotim elektronikzgjedhje

Nga Kategoria

Bota

Ligj i ri! Në Francë nuk do lejohet më pirja e cigares në ambiente publike

30 Maj, 2025
Aktualitet

Alarmi për bombë në Tiranë fals

30 Maj, 2025
Aktualitet

”Elbasani, qytet problematik pas fuqizimit të grupeve kriminale”, Hoxha: Dubai vazhdon të ofrojë ”parajsën” penale e fiskale

30 Maj, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Humbjet me Barcelonën? Jo! Ancelotti zbulon ndeshjen që vulosi largimin e tij nga Real Madrid

30 Maj, 2025

Ligj i ri! Në Francë nuk do lejohet më pirja e cigares në ambiente publike

30 Maj, 2025

Alarmi për bombë në Tiranë fals

30 Maj, 2025

”Elbasani, qytet problematik pas fuqizimit të grupeve kriminale”, Hoxha: Dubai vazhdon të ofrojë ”parajsën” penale e fiskale

30 Maj, 2025

Trump këshillon Macron pas incidentit me gruan e tij, presidenti: Sigurohuni që dera është e mbyllur

30 Maj, 2025

Alarmi për bombë te Plaza! Klienti trembet shumë, del jashtë me rrobdizhan

30 Maj, 2025

E trishtë/ Zi në botën e kinemasë, ndahet nga jeta aktori i njohur për rolin e kukullës Chucky

30 Maj, 2025

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia

30 Maj, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.