• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 6 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

FATI i Veliajt në dorë të Begajt, ja çfarë pritet të ndodhë brenda 48 orëve!

30 Shtator, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria me firmën e sekretarit të përgjithshëm, Engjëll Agaçi paraditen e kësaj të marte njoftoi presidentin Bajram Begaj për vakancat e krijuara në 6 bashki, me në krye Tiranën, duke çuar kështu përpara mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme të parakohshme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Këshilli Ministrave është vënë në dijeni për krijimin e vakancave për kryetar në disa bashki të vendit, përkatësisht bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik e si rrjedhim kërkohet caktimi i datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetar në këto bashki brenda afateve që përcakton ligji zgjedhor”, deklaron Këshilli i Ministrave.

Konstitucionalisti Bledar Dërvishaj në emision Shqipëria Live në Top Channel fillimisht, shpjegoi kohën se kur presidenti do të duhet t’i përgjigjet me dekret njoftimit të qeverisë.

“Do duhet që brenda 48 orëve nga marrja e këtij njoftimi, ai të shprehet me dekret për caktimin e datës së zgjedhjeve”, u shpreh Dervishaj.

Por dekretimi nga presidenti merr një komplikim ligjor me karakter kushtetues pasi kryetari i shkarkuar i bashkisë Tiranë Erion Veliaj tashmë e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë për shkarkimin e tij.

Lexo edhe:

Atentati në Moskë, një oficer i lartë rus qëllohet me armë

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, Norvegjia nis hetimet për ish-kryeministrin Thorbjorn Jagland

Disa orë pasi u mësua kërkesa e qeverisë drejt presidencës, Gjykata Kushtetuese u kujdes të sqarojë pozicionin e saj duke deklaruar se:

“Përgjigja  e vetme që Gjykata Kushtetuese ka dhënë në lidhje me çështjen me nr. 28(E) Regjistri Themeltar, datë 29.09.2025, është se Gjykata ka bërë publikimin e regjistrimit të kërkesës. Shpallja është e barasvlershme me njoftimin publik”, deklaroi Gjykata Kushtetuese.

Avokatët e Erion Veliaj u ankimuan në kushtetuese bazuar në Nenin 115 të kushtetutës ku parashikohet se:

“Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve. Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet.”

Sipas juristit Dërvishaj pika dy e këtij neni e ndalon presidentin të dekretojë zgjedhjet në Tiranë.

“Caktimi i datës së zgjedhjeve do të bëhet vetëm pasi ju të keni marrë një informacion në Gjykatën Kushtetuese dhe ata ta japin brenda orës, që ka një ankim dhe nëse po, një kopje të tij. Dhe caktimin e datës së zgjedhjeve për ato vakanca që nuk kemi proces ankimor në Gjykatën Kushtetuese. Pjesën tjetër e rregullon kodi zgjedhor, aq mirë dhe afatet se kur përfundon shqyrtimi i saj”, tha Dervishaj.

Pritshmëritë janë që presidenti Bajram Begaj të dekretojë zgjedhjet në të gjashta bashkitë përfshi edhe Tiranën, pasi relacioni i dërguar nga qeveria për shkarkimin e Veliajt nuk lidhet me pikën e parë të nenit 115 të kushtetutës kur një i zgjedhur shkarkohet për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve por se zoti Veliaj u shkarkua bazuar ligjin për pushtetin vendor ku thuhet se nëse një i zgjedhur mungon 90 ditë këshilli bashkiak propozon shkarkimin./tch

Tags: veliaj

Nga Kategoria

Atentati në Moskë, një oficer i lartë rus qëllohet me armë
Lajme

Atentati në Moskë, një oficer i lartë rus qëllohet me armë

6 Shkurt, 2026
Bota

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, Norvegjia nis hetimet për ish-kryeministrin Thorbjorn Jagland

6 Shkurt, 2026
Tensione të rinj në Egje ndërmjet Greqisë dhe Turqisë, nuk ka ndonjë marrëveshje në pamje.
Lajme

Tensione të rinj në Egje ndërmjet Greqisë dhe Turqisë, nuk ka ndonjë marrëveshje në pamje.

6 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Atentati në Moskë, një oficer i lartë rus qëllohet me armë

Atentati në Moskë, një oficer i lartë rus qëllohet me armë

6 Shkurt, 2026

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, Norvegjia nis hetimet për ish-kryeministrin Thorbjorn Jagland

6 Shkurt, 2026

Video. Buletini i fundit i lajmeve | 6 Shkurt 2026 – Paradite

6 Shkurt, 2026
Tensione të rinj në Egje ndërmjet Greqisë dhe Turqisë, nuk ka ndonjë marrëveshje në pamje.

Tensione të rinj në Egje ndërmjet Greqisë dhe Turqisë, nuk ka ndonjë marrëveshje në pamje.

6 Shkurt, 2026
Horoskopi për Ditën e Hënë, 2 Shkurt 2026

Horoskopi: Një ditë që ndryshon ritmin, shenjat që përfitojnë më shumë sot

6 Shkurt, 2026
Dy kushërinj në Tiranë arrestohen për kthimin e banesës në laborator ekstazie

Dy kushërinj në Tiranë arrestohen për kthimin e banesës në laborator ekstazie

6 Shkurt, 2026

Goditet laboratori i ekstazisë në Tiranë, dy të afërm në pranga

6 Shkurt, 2026

Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë në zbërthimin e kancerit të gjirit agresiv më herët, thonë studiuesit.

6 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.