• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Falja (namazi) i myslimanëve kur ndodh eklips

7 Shtator, 2025
tek Kryesore, Kulturë, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

 Namazi i eklipsit

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Myslimanët falin namaz të posaçëm gjatë eklipsit të diellit (kusúf) ose të hënës (husúf).  Sipas këshillit për Çështje Fetare të Komunitetit Mysliman, gjatë kohës që ndodh eklipsi, besimtarët myslimanë falin një namaz të veçantë.

Ky namaz falet pa ezan e pa ikamet, të paktën dy rekate, individualisht ose me xhemat, duke bërë lutje dhe tesbih derisa eklipsi të përfundojë.

Lexo edhe:

LIVE: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi përballen në Hagë: Kërkojmë pafajësi, lufta e UÇK-së ishte e koordinuar me Shtetet e Bashkuara.

“Besova që padrejtësia do thyhej”, Krasniqi në Hagë: Në fazën e fundit të jetës, më është mohuar e drejta për liri

Ja njoftimi i plotë i këshillit për Çështje Fetare të KMSH:

Çfarë është namazi i eklipsit dhe si falet?

Eklipsit i diellit quhet “kusúf”, ndërsa eklipsi i hënës quhet “husúf”. Ditën kur ndërroi jetë Ibrahimi (r.a), i biri i të Dërguarit të Allahut (s.a.s), njëkohësisht ndodhi edhe eklipsi i diellit. Njerëzit nisën të thonë që dielli u errësua për shkak të vdekjes së të birit të Profetit (s.a.s.). Prandaj, Muhamedi (s.a.s.) tha:

“Hëna dhe Dielli janë dy nga shenjat e Allahut (që tregojnë ekzistencën dhe fuqinë e Tij). Ato nuk errësohen për shkak të vdekjes apo lindjes së askujt. Kur të shihni eklipsin e hënës ose të diellit, faluni dhe bëni dua derisa eklipsi të përfundojë.” (Buhari, Kusúf, 1, 15, etj; Muslim, Kusúf, 1-4, 10, 29; Nesáí, Kusúf, 10)

Kur ndodh eklipsi i diellit, falet namaz pa ezan dhe pa ikamet, të paktën dy rekate. Duke qenë se është nafile, mund të falet edhe katër a më shumë. Çdo dy apo katër rekate jepet selam. Mund të falet me xhemat, por edhe individualisht. Shumica e juristëve shprehen se është më mirë të falet me xhemat. Nëse falet me xhemat, imami reciton Kuran me zë dhe më gjatë se në namazet e zakonshme. Ndër sunetet e këtij namazi është edhe zgjatja e kijamit, rukusë dhe sexhdeve.

Sipas hanefive namazi i eklipsit falet porsi namazet e tjerë, pra me një kijam, një ruku dhe dy sexhde për rekat. Por sipas Imam Malikut, Shafiiut dhe Ahmed b. Hanbelit, ky namaz, ndryshe nga të tjerët, ka dy kijame, dy ruku dhe vijon si normalisht me dy sexhde. Në këtë rast bëhet një kijam dhe shkohet në ruku, pastaj ngrihesh përsëri dhe bën kijamin e dytë dhe shkon në rukunë e dytë. Pas rukusë së dytë bie në sexhde si në namazet e tjerë. Këtë e përsërit dy herë, duke plotësuar kështu dy rekate.

Pas namazit, imami ose personi individualisht bën dua në këmbë, i kthyer nga kibla, ose i ulur duke iu drejtuar xhematit.

Si kuptohet edhe nga hadithi, koha e këtij namazi është periudha sa zgjat eklipsi. Sipas hanefive, hanbelive dhe një transmetimi të Imam Malikut, nëse eklipsi përkon në vaktet mekruh, atëherë nuk falet. Në vend të namazit bëhet tesbih, istigfar dhe dua.

Kur ndodh eklipsi i hënës sipas Imam Shafiiut dhe Ahmedit veprohet në të njëjtën formë si në eklipsin e diellit. Por hanefitë dhe malikitë janë të mendimit që në rast të eklipsit të hënës, namazi falet individualisht, duke qenë se për këtë të dytën s’kemi praktikë të Profetit (s.a.s.). Allahu di gjithçka më së miri!

Tags: eklipsKMSHnamaz

Nga Kategoria

LIVE: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi përballen në Hagë: Kërkojmë pafajësi, lufta e UÇK-së ishte e koordinuar me Shtetet e Bashkuara.
Kryesore

LIVE: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi përballen në Hagë: Kërkojmë pafajësi, lufta e UÇK-së ishte e koordinuar me Shtetet e Bashkuara.

18 Shkurt, 2026
Kosova

“Besova që padrejtësia do thyhej”, Krasniqi në Hagë: Në fazën e fundit të jetës, më është mohuar e drejta për liri

18 Shkurt, 2026
Rexhep Selimi nga Haga: Prokuroria ka për qëllim të dënojë UÇK-në dhe Pavarësinë e Kosovës.
Lajme

Rexhep Selimi nga Haga: Prokuroria ka për qëllim të dënojë UÇK-në dhe Pavarësinë e Kosovës.

18 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vrasja e një shqiptari 44-vjeçar në Kolumbi, hetuesit zbulojnë lidhjet me grupet kriminale dhe trafikun ndërkombëtar.

Vrasja e një shqiptari 44-vjeçar në Kolumbi, hetuesit zbulojnë lidhjet me grupet kriminale dhe trafikun ndërkombëtar.

18 Shkurt, 2026

Benfica sulmon “fushatën e shpifjes” ndaj Gianluca Prestianni pas përplasjes me Vinicius Junior dhe mbështet pretendimin e sulmuesit se nuk e ofendoi racialisht yllin e Real Madrid.

18 Shkurt, 2026
LIVE: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi përballen në Hagë: Kërkojmë pafajësi, lufta e UÇK-së ishte e koordinuar me Shtetet e Bashkuara.

LIVE: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi përballen në Hagë: Kërkojmë pafajësi, lufta e UÇK-së ishte e koordinuar me Shtetet e Bashkuara.

18 Shkurt, 2026
“Kejsin e takova të parin pas eliminimit”, Ina Aderi flet pas daljes nga shtëpia: “Nuk jam penduar për puthjen!”

“Kejsin e takova të parin pas eliminimit”, Ina Aderi flet pas daljes nga shtëpia: “Nuk jam penduar për puthjen!”

18 Shkurt, 2026

“Besova që padrejtësia do thyhej”, Krasniqi në Hagë: Në fazën e fundit të jetës, më është mohuar e drejta për liri

18 Shkurt, 2026
Rexhep Selimi nga Haga: Prokuroria ka për qëllim të dënojë UÇK-në dhe Pavarësinë e Kosovës.

Rexhep Selimi nga Haga: Prokuroria ka për qëllim të dënojë UÇK-në dhe Pavarësinë e Kosovës.

18 Shkurt, 2026

Si të blini bileta për Tottenham Hotspur 2025-26: Ndeshjet e ardhshme, çmimet e biletave dhe informacioni mbi biletat sezonalë.

18 Shkurt, 2026

“Balluku, një nga çështjet që kemi diskutuar në Shqipëri”, McAllister: Rasti ka të bëjë me përgjegjësinë politike, të zgjidhet nga qeveria

18 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In