• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 3 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Europiani U-17 në Shqipëri, presidenti Duka: Një tjetër moment historik për futbollin shqiptar!

31 Mars, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh sot shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu madhor i kësaj grupmoshe që do të zhvillohet nga data 19 maj deri më 1 qershor në vendin tonë.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, gjatë fjalës së tij, e cilësoi këtë kompeticion si një mundësi unike për të treguar progresin e futbollit shqiptar. Ai nënvizoi rëndësinë e këtij turneu si një hap tjetër në zhvillimin dhe promovimin e talenteve të rinj, duke e konsideruar atë një festë të vlerave sportive dhe pasionit për futbollin.

Gjithashtu, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar theksoi se organizimi i këtij kampionati është një tjetër dëshmi e përkushtimit të Federatës për të rritur nivelin e futbollit në vend, duke përmendur investimet në infrastrukturë dhe zhvillimin e brezave të rinj të futbollistëve.

Lexo edhe:

Çelsi rinovon kontratën me Ishe Samuels-Smith vetëm pesë javë pas shitjes së yllit të akademisë tek klubi motër Strasbourg

Mesfushori i USMNT, Benjamin Cremaschi, largohet nga Inter Miami dhe kalon me huazim te Parma në Serie A me opsion blerjeje.

Në përfundim, Presidenti Duka uroi suksese të gjitha skuadrave pjesëmarrëse dhe i ftoi të gjithë të zbulojnë bukuritë e Shqipërisë, duke e përjetuar këtë turne jo vetëm si një garë sportive, por edhe si një eksperiencë unike kulturore dhe mikpritëse.

Më poshtë, fjalimi i plotë i Presidentit Duka gjatë shortit të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”:

“Të nderuar përfaqësues të federatave, miq të futbollit, të ftuar dhe dashamirës të sportit,

Sot është një ditë e veçantë dhe e mbushur me emocione për të gjithë ne, teksa kemi privilegjin dhe nderin të presim ceremoninë e shortit për finalet e UEFA EURO 2025 për moshat U-17, një kompeticion i cili do të mbahet në Shqipëri nga data 19 maj deri më 1 qershor.

Më lejoni, së pari, të shpreh mirëseardhjen time më të ngrohtë për përfaqësuesit e UEFA-s, federatat e vendeve pjesëmarrëse, trajnerët, lojtarët dhe të gjithë dashamirësit e futbollit që ndjekin me pasion zhvillimin e talenteve të rinj të kontinentit tonë.

Për Shqipërinë dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, organizimi i këtij turneu është një dëshmi e përkushtimit tonë për zhvillimin e futbollit dhe ngritjen e tij në nivele ndërkombëtare. Në vitet e fundit, kemi treguar aftësinë tonë organizative me evente të rëndësishme, duke përfshirë finalen historike të UEFA Europa Conference League në vitin 2022 në Tiranë, e cila konfirmoi edhe një herë se jemi në gjendje të realizojmë ngjarje me ndikim dhe emocion të veçantë. Ky sukses na motivon dhe na inkurajon të punojmë edhe më shumë për të siguruar që EURO U17 2025, që do të luhet në Shqipëri 19 maj deri më 1 qershor, të jetë një tjetër moment historik për futbollin shqiptar dhe atë europian.

Prania e Ministres së Arsimit dhe Sporteve në Shqipëri, znj. Ogerta Manastirliu, është dëshmi e rëndësisë dhe seriozitetit që ka ky kompeticion

Federata Shqiptare e Futbollit ka punuar me përkushtim të vazhdueshëm për rritjen e nivelit të futbollit shqiptar. Kemi investuar në akademitë e klubeve, kemi ndihmuar në rritjen e cilësisë së trajningut dhe kemi sjellë projekte të reja për zhvillimin e futbollit të fëmijëve dhe të rinjve. Organizimi i një turneu si UEFA EURO U-17 është një mundësi unike për të dëshmuar progresin tonë dhe për të vazhduar rritjen e futbollit në vend.

Përmes strategjive moderne dhe politikave të qëndrueshme, kemi arritur të rrisim numrin e fëmijëve që aktivizohen në futboll, kemi përmirësuar kushtet e lojës dhe kemi sjellë infrastrukturë bashkëkohore. Stadiumet e reja dhe fushat e standardizuara janë pjesë e një plani afatgjatë për të krijuar një ambient të favorshëm për rritjen e brezave të ardhshëm të futbollit shqiptar.

Ky turne nuk është vetëm një garë futbolli. Është një festë e vlerave sportive, e pasionit dhe e talentit. Jemi të bindur se finalet e EURO U-17 do të jenë një vitrinë fantastike për yjet e së ardhmes së futbollit europian. Shqipëria do të bëjë gjithçka që ky event të jetë i paharrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit dhe të dhurojë emocione të papërsëritshme për tifozët.

Gjatë këtij turneu, ju ftoj të gjithëve të përjetoni jo vetëm emocionet e futbollit, por edhe të zbuloni bukuritë e jashtëzakonshme të Shqipërisë. Nga bregdeti i mrekullueshëm i Jonit dhe Adriatikut, tek qytetet historike dhe malet madhështore, vendi ynë ofron një përvojë unike që kombinon sportin me kulturën dhe traditat mikpritëse shqiptare. Jemi të sigurt se do të ndiheni si në shtëpinë tuaj dhe do të largoheni me kujtime të paharrueshme.

Ne besojmë se sporti, dhe veçanërisht futbolli, ka fuqinë të bashkojë njerëzit, të krijojë mundësi dhe të frymëzojë brezat e ardhshëm. Organizimi i këtij turneu na jep mundësinë të tregojmë jo vetëm aftësitë tona organizative, por edhe pasionin dhe dashurinë tonë për futbollin.

Uroj suksese të gjitha skuadrave pjesëmarrëse dhe shpresoj që kjo eksperiencë të mbetet një kujtim i bukur dhe i vlefshëm për të gjithë lojtarët që do të zbresin në fushë dhe ato që do ta ndjekin nga shkallët e stadiumit.

Ju faleminderit dhe mirë se vini në Shqipëri!

Nga Kategoria

Sporti

Çelsi rinovon kontratën me Ishe Samuels-Smith vetëm pesë javë pas shitjes së yllit të akademisë tek klubi motër Strasbourg

2 Shtator, 2025
Sporti

Mesfushori i USMNT, Benjamin Cremaschi, largohet nga Inter Miami dhe kalon me huazim te Parma në Serie A me opsion blerjeje.

2 Shtator, 2025
Sporti

Marc Guehi do të refuzojë ofertën për kontratë të re nga Crystal Palace pasi lëvizja drejt Liverpoolit u bllokua në ditën e fundit të afatit.

2 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Çelsi rinovon kontratën me Ishe Samuels-Smith vetëm pesë javë pas shitjes së yllit të akademisë tek klubi motër Strasbourg

2 Shtator, 2025
Telenovela marrë formë të vërtetë: Hande Erçel ndan rrugët me biznesmenin turk, nënën e tij si shkak?!

Telenovela marrë formë të vërtetë: Hande Erçel ndan rrugët me biznesmenin turk, nënën e tij si shkak?!

2 Shtator, 2025

Mesfushori i USMNT, Benjamin Cremaschi, largohet nga Inter Miami dhe kalon me huazim te Parma në Serie A me opsion blerjeje.

2 Shtator, 2025
Çfarë përfaqësojmë si agjenci udhëtimi? Konflikte në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, akuza për keqpërdorim të buxhetit.

Çfarë përfaqësojmë si agjenci udhëtimi? Konflikte në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, akuza për keqpërdorim të buxhetit.

2 Shtator, 2025

Marc Guehi do të refuzojë ofertën për kontratë të re nga Crystal Palace pasi lëvizja drejt Liverpoolit u bllokua në ditën e fundit të afatit.

2 Shtator, 2025

“Mesha e Dielave, ndeshjet e Glens pas saj” – Si një ekip jo-fitimprurës në USL League Two u zhvillua nga rrënjët e vogla irlandeze për të u bërë klubi më i madh i futbollit në San Francisko.

2 Shtator, 2025

Adidas prezanton logon e re të Lamine Yamal, të krijuar në bashkëpunim me yllin e Barcelonës

2 Shtator, 2025
Sulm me thikë në Marsejë, Francë: Pesë të plagosur, policia neutralizon agresorin.

Sulm me thikë në Francë: Pesë të plagosur, policia vret agresorin pas prangosjes

2 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.