Një operacion ndërkombëtar i koordinuar nga Eurojust dhe Europol ka arritur të “çmontojë” bandën e shqiptarëve. Lidhur me këtë megaoperacion së fundmi ka reaguar edhe vetë Eurojust. Përmes një njoftimi zyrtar ata kanë bërë me dije se gjatë këtij operacioni ështëe bërë e mundur pengimi i trafikimit të një sasie të madhe kokaine nga Amerika e Jugut drejt proteve të ndryshme detare italiane si dhe arrestimi i 29 personave.
Këta shtetas u prangosën në Shqipëri dhe Itali dhe dyshohet se i përkasin rrjetit kriminal të drejtuar nga shjqiptarët.
Gjatë këtij operacioni u zhvilluan një sërë kontrollesh në Francë, Rumani dhe Spanjë për të mbledhur informacione dhe prova të tjera.
Ky grup kriminal ishte aktiv në shpërndarjen me shumicë të drogës në tregun italian. Sasia e lëndës narkotike ishte e fshehur në kontejnerë me fruta ekzotike në anijet që mbërrinin në protet evropiane nga Amerika e Jugut. Me të mbërritur, ata do të hiqnin drogën nga kontejneri dhe më pas do e vendosnin në dispozicion të grupeve të tjera kriminale. Mërsohet se vlera e drogës së sekuestruar gjatë këtij operacioni llogaritet në 70 milionë euro.
Hetimet për rrjetin kriminal shqiptar nisën në vitin 2021 me iniciativën e Prokurorisë Publike të Fierences në Itali. Në të njëjtin vit u krijua një EPH midis autoriteteve italiane dhe shqiptare. Hetimi u mbështet nga komunikimet e përgjuara midis organizatave kriminale, të cilat përdorën mjetin e koduar të komunikimit celular SkyECC.
Me kërkesë të autoriteteve italiane, Eurojust organizoi disa takime koordinuese midis të gjitha organeve hetuese për t’u përgatitur për aksionin ndërkombëtar kundër këtij grupi kriminal. Një qendër koordinimi u krijua në ambientet e Eurojust-it në Hagë, për të mbështetur kërkimet dhe arrestimet e vazhdueshme në pesë vendet e përfshira.
Eurojust asistoi gjithashtu me ekzekutimin e Urdhrave Evropianë të Hetimit në Francë, Rumani dhe Spanjë dhe kërkesat për Asistencë Juridike Reciproke për Shqipërinë. Urdhër-arrestet u shpërndanë në mbarë botën përmes INTERPOL-it, falë divizionit të tretë italian të Shërbimit Qendror për Bashkëpunimin Policor Ndërkombëtar.
Aksionet e koordinuara nga Eurojust dhe Europol rezultuan në sekuestrimin e më shumë se dy tonë kokainë, 45 kg hashash, 20 kg marihuanë dhe 29 arrestime, 27 në Itali dhe dy në Shqipëri.
Autoritetet e mëposhtme filluan dhe kryen operacionet në terren:
Itali : Zyra e Prokurorit Publik të Firences; Njësia Financiare Ekonomike Guardia di Finanza Pisa; Shërbimi Qendror i Guardia di Finanza kundër krimit të organizuar; Guardia di Finanza Naval Station Livorno; Drejtoria Qendrore Italiane për Shërbimet Kundër Drogës; Zyra e Ekspertëve të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë; Divizioni i 3-të i Shërbimit Qendror për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor
Shqipëri : Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK); Policia e Shtetit Shqiptar
Francë : Gjykata Gjyqësore e Lionit – Juridiksioni i Specializuar Ndërrajonal – Seksioni i Krimit të Organizuar; OFAST (Zyra Kombëtare kundër trafikimit të drogës) Policia Kombëtare – Lyon
Spanjë : Njësia e Specializuar e Prokurorit Publik në Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Tarragona; Gjykata hetimore nr. 6 e Tarragonës; Grupi 11 i UDYCO të Policisë Nacional
Rumani : Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit – Byroja Lokale Covasna; Shërbimi Policor i Luftimit të Krimit të Organizuar Covasna.