• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 29 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Eurodeputetët letër urgjente Komisionit Evropian, kërkojnë heqjen e fondeve të BE-së për Hungarinë

22 Maj, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Eurodeputetët kristianëdemokratë, socialdemokratë, liberalë dhe të gjelbër i kanë bërë një apel urgjent Komisionit Evropian që të ndalojë plotësisht të gjitha paratë nga Brukseli për Hungarinë e Orbanit.

Në një letër urgjente, të nënshkruar bashkërisht nga përfaqësues të disa grupeve parlamentare në Parlamentin Evropian, të vënë në dispozicion të ARD-Studio në Bruksel, europarlamentarët kërkojnë që të gjitha fondet e BE-së për Hungarinë të tërhiqen përgjithmonë. Sanksionet e mëparshme, siç deklarojnë ata, nuk kanë sjellë rezultate.

Kjo është një thirrje shumë e qartë nga Parlamenti Evropian drejtuar Komisionit Europian për të rritur presionin ndaj Hungarisë.  Deputetët kristiandemokratë, socialdemokratë, liberalë dhe të gjelbër duan që më në fund t’ia mbyllin rubinetin qeverisë së Viktor Orbánit, thotë Moritz Körner, i cili vjen nga Partia Liberale Gjermane (FDP).

Lexo edhe:

Izraeli i përgjigjet Starmer: Njohja e Palestinës, shpërblim për Hamasin

Vdes Raffaele Fiore, pjesëmarrës në rrëmbimin e Aldo Moro dhe ish-udhëheqës i Brigadave të Kuqe

“Kushdo që nuk interesohet fare për respektimin e vlerave të BE-së, nuk meriton asnjë euro nga buxheti i BE-së”, tha ai.

Eurodeputeti i Gjelbër Daniel Freund thotë, se kjo ka të bëjë me mbrojtjen e interesave financiare të BE-së dhe rrjedhimisht të taksapaguesve evropianë, në përputhje me rregulloret ligjore në fuqi.

“Sulme javë pas jave”

Freund e nisi këtë letër dhe konsiderohet si një nga mbështetësit më të zjarrtë të sundimit të ligjit në Parlamentin Evropian. Për shkak të korrupsionit të përhapur në Hungari dhe mungesës së një gjyqësori të pavarur, miliarda euro fonde që supozohej të transferoheshin në Hungari nga Brukseli janë ngrirë vitet e fundit.

“Megjithatë, ne shohim se në dy vite e gjysmë që nga vendosja e sanksioneve, situata në terren nuk është përmirësuar”, thotë Freund. Përkundrazi, siç thotë ai, “sulme të reja ndaj gjyqësorit të pavarur, shoqërisë civile, medias së lirë dhe lirisë së shprehjes po regjistrohen javë pas jave. Dhe kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë tani një mesazh shumë, shumë të qartë: kjo duhet të marrë fund”.

Masa të rrepta kundër pakicave dhe OJQ-ve

I inkurajuar nga mbështetja e presidentit të SHBA-së Trump, Orban po ndërmerr veprime gjithnjë e më të rrepta kundër pakicave dhe organizatave joqeveritare. Kështu, në mesin e marsit, qeveria e tij miratoi një ligj që kufizon në mënyrë drastike lirinë e tubimit dhe ndalon “Paradën e krenarisë” të planifikuar të mbahet në qershor, në të cilën pjesëmarrësit, ndër të tjera, angazhohen për respektimin e të drejtave të personave homoseksualë, biseksualë dhe transgjinorë.

Disa ditë më parë – më 13 maj – qeveria hungareze shtrëngoi më tej masat kundër organizatave joqeveritare, të cilat i konsideron një kërcënim për sovranitetin e vendit. Kjo i ka mundësuar qeverisë së Viktor Orbanit që të fusë në listën e zezë organizatat joqeveritare, t’i sanksionojë ato nëse është e nevojshme dhe të kufizojë financimin e tyre./DW

Nga Kategoria

Bota

Izraeli i përgjigjet Starmer: Njohja e Palestinës, shpërblim për Hamasin

29 Korrik, 2025
Bota

Vdes Raffaele Fiore, pjesëmarrës në rrëmbimin e Aldo Moro dhe ish-udhëheqës i Brigadave të Kuqe

29 Korrik, 2025
Bota

Zjarri masiv në Spanjë djeg 500 hektarë pyje

29 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Izraeli i përgjigjet Starmer: Njohja e Palestinës, shpërblim për Hamasin

29 Korrik, 2025

“Më rrahu shefi i komisariatit”/ Policia pas denoncimit të qytetarit: E goditi vetë me kokë murin

29 Korrik, 2025

Vdes Raffaele Fiore, pjesëmarrës në rrëmbimin e Aldo Moro dhe ish-udhëheqës i Brigadave të Kuqe

29 Korrik, 2025

7 kamarierët që u nisën për bukë goje e u kthyen me arkivol në shtëpi!

29 Korrik, 2025

Zjarri masiv në Spanjë djeg 500 hektarë pyje

29 Korrik, 2025

Aksident i rëndë në Lezhë, 10-vjeçari përplaset nga automjeti, dërgohet me urgjencë drejt Traumës

29 Korrik, 2025

Vila, apartamente dhe toka në Mullet, SPAK sekuestron 21 pasuri me vlerë 9.3 milionë euro! U përfituan përmes kontrabandës nga një grup kriminal

29 Korrik, 2025

Mbretëria e Bashkuar do njohë Palestinën në shtator, nëse Izraeli nuk pranon armëpushim dhe zgjidhje me dy shtete

29 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.