• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Erdogan: Vetëm Turqia mund ta shpëtojë BE-në nga ngërçi në të cilin ka rënë

24 Shkurt, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ukraina duhet “përfshirë patjetër” në negociatat për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, theksoi sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Ne shohim që po krijohet një ekuacion i ri. Për të pasur rezultate me këtë proces të ri, Ukraina duhet patjetër të përfshihet dhe kjo luftë duhet të ndalet përmes negociatave që do të zhvillohen me marrëveshje të ndërsjellë,” tha Erdogan.

Javën e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump minimizoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Ukrainës në negociata.

“Ne mirëpresim vullnetin e zotit Trump për të ndalur luftën përmes negociatave, por rruga për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme mund të hapet vetëm me një ekuacion në të cilin përfaqësohen të gjitha palët e interesuara”, theksoi presidenti turk, i cili priti sot në Ankara ministrin e Jashtëm rus.

Erdogan kishte deklaruar tashmë, në një video-mesazh të transmetuar në Kiev përpara samitit ndërkombëtar, në 3-vjetorin e agresionit rus, se Kievi dhe Moska duhet të përfaqësohen “në mënyrë të barabartë dhe të drejtë”.

“Vetëm Turqia mund ta shpëtojë Bashkimin Evropian nga ngërçi”

“Vetëm Turqia mund ta shpëtojë Bashkimin Evropian nga ngërçi në të cilin ka rënë,” tha gjithashtu Rexhep Tajip Erdogan pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Turqisë në Ankara.

Lexo edhe:

Adoleshentja i habit të gjithë, shkon në mbrëmjen e maturës hipur mbi një lopë

Kryeministri Rama: Nga sot nis zbatimi i marrëveshjes së pensioneve me Italinë

Presidenti turk përshkroi një tablo të zymtë për Evropën, duke theksuar rritjen e forcave të ekstremit të djathtë në zgjedhje.

“Fatkeqësisht, zgjedhjet e fundit dëshmuan se shqetësimet tona ishin të justifikuara. Një nga arsyet për këtë është paaftësia e forcave politike qendrore të Evropës për të lexuar drejt frymën e kohës. Demokracia liberale, e cila ishte tërheqëse në shekullin e kaluar, ka hyrë në një krizë dhe ngërç të rëndë. Demokracia liberale ka humbur fuqinë, prestigjin dhe ndikimin e saj të mëparshëm”.

Tajip Erdogan vuri në dukje se “ashtu si jeta, politika nuk pranon një vakum” dhe “siç u tregua në zgjedhjet e fundit, vakumi në demokracitë evropiane po mbushet nga demagogë të ekstremit të djathtë”.

“Me këto zhvillime është bërë e qartë se vlerat perëndimore, të cilat për vite me radhë janë paraqitur si shembull për pjesën tjetër të botës, janë larg synimit të së mirës së përbashkët për njerëzimin”, shtoi presidenti turk.

Sipas Rexhep Tajip Erdogan, “nuk është e mundur të rikuperohet humbja e reputacionit dhe besimit në një kohë të shkurtër”. “Përballë këtij imazhi, – vazhdoi ai, – ajo që ka më shumë rëndësi për ne është mbrojtja e interesave tona. Gjithashtu, ne i kushtojmë rëndësi të madhe paqes dhe mirëqenies së qytetarëve tanë që kanë jetuar në Evropë për katër dhe pesë breza. Ne po monitorojmë nga afër zhvillimet për të siguruar që prania e së djathtës ekstreme të mos përbëjë kërcënim për turqit dhe myslimanët evropianë”.

Tags: Beerdoganevropengerc

Nga Kategoria

Bota

Adoleshentja i habit të gjithë, shkon në mbrëmjen e maturës hipur mbi një lopë

1 Korrik, 2025
Aktualitet

Kryeministri Rama: Nga sot nis zbatimi i marrëveshjes së pensioneve me Italinë

1 Korrik, 2025
Aktualitet

Dyshohet se është i qëllimshëm! Përhapet fuqishëm zjarri te Inceneratori i Elbasanit

1 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Adoleshentja i habit të gjithë, shkon në mbrëmjen e maturës hipur mbi një lopë

1 Korrik, 2025

Kryeministri Rama: Nga sot nis zbatimi i marrëveshjes së pensioneve me Italinë

1 Korrik, 2025

Dyshohet se është i qëllimshëm! Përhapet fuqishëm zjarri te Inceneratori i Elbasanit

1 Korrik, 2025

Qerpikët false janë të bukur, por ja cilat janë 16 gjërat që duhet të keni parashysh

1 Korrik, 2025

“Gjakun e lajm me gjak”, sulmohet shtëpia e sipërmarrësit italian që vrau me armë të riun shqiptar që tentoi ta grabiste

1 Korrik, 2025

Macron dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike, zbardhen diskutimet

1 Korrik, 2025

Avionë nuk ka! Çunat e Kukësit kthejnë pistën e aeroportit në hapësirë garash dhe xhirimi gomash

1 Korrik, 2025

Rinumërohen mbi 74% e kutive të votimit në Fier, bien PD dhe “Nisma” e Lapajt, PS shton votat

1 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.