• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 22 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Erdhën të armatosur me shkopa bejsbolli”, flet motra e vëllezërve Nexhipi për sherrin në Sarandë: Ngjarja po manipulohet

4 Janar, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një konflikt i rëndë ndodhi në orët e para të 1 janarit 2025 në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u përfshinë katër punonjës policie dhe dy vëllezërit Nexhipi, të cilët rezultojnë të jenë pala e dëmtuar. Shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje për një makinë të marrë me qira.

Sipas dëshmisë së motrës së vëllezërve Nexhipi, konflikti nisi pasi njëri prej punonjësve të policisë, Alvaro Sulejmani, telefonoi një nga vëllezërit duke kërkuar sqarim për një borxh të lidhur me makinën. Edhe pse ai kërkoi që të takoheshin menjëherë, vëllezërit Nexhipi refuzuan për shkak të orës së vonë. Megjithatë, Sulejmani dhe disa persona të tjerë shkuan pranë banesës së tyre rreth orës 01:00 të natës.Sipas dëshmive, mbi 20 persona të armatosur me shkopa bejsbolli dhe mjete të tjera të forta mbërritën me 8 makina pranë banesës. Njëri nga vëllezërit Nexhipi, sapo doli jashtë, u përball me dhunë fizike dhe kërcënime me armë. Në vendngjarje janë gjetur gjashtë gëzhoja dhe një karikator i braktisur.

Policia mbërriti në vend dhe u përball me rezistencë nga grupi i sulmuesve. Dy vëllezërit Nexhipi u dërguan në spital me dëmtime të rënda, ndërsa një tjetër person i pranishëm në konflikt u godit në kokë dhe u trajtua në spitalin e Sarandës. Një makinë pranë lokalit të zonës u dëmtua nga plumbat.

Lexo edhe:

“Palaço e regjimit”, PL vijon akuzat për mashtrim ndaj Braimllarit. Publikon dokumentin e SPAK

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael?

Motra e vëllezërve Nexhipi akuzon se ka tentativa për të manipuluar ngjarjen dhe kërkon që drejtësia të zbardhë plotësisht rastin. Ajo thekson se makina e marrë me qira u gjet më vonë në një pikë karburanti, pasi sulmuesit nuk pranuan ta dorëzonin në mënyrë paqësore. Ndërkohë, është konfirmuar se katër nga personat e përfshirë janë punonjës policie dhe njëri ish-polic.

Motra e dy vëllezërve Nexhipi: Ngjarja në Gjashtë të Sarandës ka ndodhur rreth orës 1 të mesnatës. Një person, që më vonë është identifikuar si shef policie, Alvaro Sulejmani ka telefonuar një nga djemtë me mbiemër Nexhipi duke i thënë se duhet të vijë tek shtëpia e të sqarohemi, duke kërkuar edhe falje për pjesën e lekëve që të kam borxh për makinën e marrë me qira. Një nga djemtë me mbiemër Nexhipi i ka thënë se është shumë vonë dhe takohemi nesër se ka ditë, kurse ai ka këmbëngulur duke i thënë se unë jam punonjës policie dhe se kam qejf që këto gjëra të sqarohen sot dhe se të kishte besim tek ai, duke i thënë se unë vij tek shtëpia jote e nuk ke pse ti të dalësh. Pas afër çerek ore, ai ka ardhur afër banesës, ku ndodhet një lokal familjar dhe kur një nga djemtë ka dalë, direkt ka hasur në grushte, kërcënime me armë dhe aty janë paraqitur mbi 20 persona.

Kanë qenë diku tek 8 makina, që kanë ardhur të armatosur me shkopa bejzbolli, me mjete shumë të forta. Dy vëllezërit Nexhipi kanë hasur një ngjarje tepër të rëndë dhe direkt ata kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre, së paku mbi 6 gëzhoja arme janë identifikuar në vendin e ngjarjes, një karikator që njërit i ka rënë nga dora kur ka dashur ta ndërrojë, ka ardhur policia. Policia ka hasur në tentativë kundërshtimi nga ata, pasi ky grup i është kundërvënë edhe policisë.

Policia i ka ndarë deri diku duke ikur dhe më pas dy vëllezërit Nexhipi janë shoqëruar për në spital se kanë marrë lëndime të rënda me qytën e pistoletës, një makinë e parkuar është shpuar nga një plumb, një person që ka dalë nga lokali është goditur në kokë dhe është mjekuar në Spitalin e Sarandës. Pas ngjarjes, kam telefonuar Policinë e Vlorës dhe më kanë thënë se nuk janë informuar, por se do flasin me Policinë në Sarandë për të parë situatën.

Më pas kanë vijuar procedurat e policisë e kemi marrë vesh se 4 prej tyre janë punonjës policie dhe një ish-punonjës policie. Konflikti ka ndodhur për një makinë që është marrë me qira në biznesin tonë familjar dhe personi nuk pranonte të dorëzonte makinën. Makinën si përfundim na e ka lënë në një pikë karburanti, që ne e kemi gjetur vetë. Ne presim që drejtësia të vihet në vend, duke qenë se me armë na kanë ardhur në mes të natës. Ka përpjekje që çështja të manipulohet. Ne do i shkojmë deri në fund drejtësisë.

Nga Kategoria

Aktualitet

“Palaço e regjimit”, PL vijon akuzat për mashtrim ndaj Braimllarit. Publikon dokumentin e SPAK

21 Qershor, 2025
Aktualitet

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael?

21 Qershor, 2025
Aktualitet

“Presion dhe blerje vote”/ Raporti i delegacionit të KiE: PS përdori administratën në fushatë

21 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Armina Mevlani rrëfen për herë të parë: Vuaj nga….

21 Qershor, 2025

Dyshohet se spiunoi në emër të Iranit, arrestohet në Qipro personi i dyshuar! Ja si u pikas duke vëzhguar bazat ushtarake

21 Qershor, 2025

VIDEO/ Interi vuan por fiton, një gol në fund i nderon në Botërorin e Klubeve

21 Qershor, 2025

“Sulmi ndaj Iranit nuk ka përfunduar”, ushtria e Izraelit zbulon shënjestrat e ardhshme: Synojmë të godasim…

21 Qershor, 2025

Trump caktoi afat 2 javë, Izraeli kërkon vendim më të shpejtë për përfshirjen e SHBA në luftën ndaj Iranit

21 Qershor, 2025

Lufta me Iranin hyn në javën e dytë, DASH nis evakuimin e amerikanëve nga Izraeli

21 Qershor, 2025

Përfshihet nga një zjarr masiv zona pyjore në Malaj të Mirditës

21 Qershor, 2025

“Palaço e regjimit”, PL vijon akuzat për mashtrim ndaj Braimllarit. Publikon dokumentin e SPAK

21 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.