Është mbajtur ditën e sotme seanca solemne në Kuvendin e Kosovës për Epopenë e UCK.
Gjatë fjalës së saj Vjosa Osmani u shpreh se Epopeja mbetet epike sepse buroi nga populli, duke shtuar se Kosova ka mësuar se liria kërkon vizion.
“Kosova ka mësuar se liria kërkon vizion. Çdo vendim i drejtë dhe i menëur forcon shtetin tonë. Ndaj të vazhdojmë të forcojmë shtetin për të cilin ata dhanë jetën dhe ku memorja shërben si udhërrëfyes. Zoti e bekoftë familjen Jashari, Zoti i bekoftë të gjithë dëshmorët, Zoti e bekoftë Republikën e Kosovë”, tha ndër të tjera ajo.











