• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 28 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Energjia/ Në 2024 importet u rritën me 38.9%, rritje e konsumit për familjarët dhe bizneset

3 Mars, 2025
tek Ekonomi, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Viti 2024 nuk ishte një vit i mirë për prodhimin e energjisë me një rënie prej 10.9 për qind të prodhimit neto vendas. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se shumica e prodhimit u realizua nga hidrocentralet publike. Një rritje të dukshme pësuan importet të cilët shënuan një nivel 38.9 për qind më të lartë se viti 2023.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Gjatë vitit 2024, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 3,7%. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike, në vitin 2024, arriti vlerën 7.837 GWh nga 8.796 GWh energji të prodhuar në vitin 2023, duke shënuar një rënie të prodhimit me 10,9%.

Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 52,1%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 41,4% dhe nga të tjerë prodhues në masën 6,5% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike. Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) arriti vlerën 2.669 GWh nga 1.922 GWh që ishte një vit më parë, duke shënuar kështu një rritje me 38,9%. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 2.335 GWh nga 2.842 GWh duke shënuar një rënie me 17,8%”, sipas bilancit të energjisë.

Lexo edhe:

Tronditëse: Një 13-vjeçare humbet jetën pas rënies në det, trupi i saj gjendet tri ditë më vonë.

Ekipi nis ndërtimin e parkut solar në fshatin Rrakull të Kavajës

INSTAT vlerëson se hidrocentralet publike, në vitin 2024, prodhuan 4.085 GWh nga 5.123 GWh të prodhuar në vitin 2023, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 20,3%. Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 3.245 GWh nga 3.582 GWh të prodhuar një vit më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 9,4%.

Të tjerë prodhues, prodhuan 507 GWh nga 90 GWh të prodhuar në vitin 2023, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 5,6 herë. Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në vitin 2024, ka arritur vlerën negative prej 334 GWh.

Bien humbjet rritet përdorimi i energjisë

Humbjet në rrjet sipas INSTAT kanë arritur vlerën 1.614 GWh në vitin 2024 nga 1.655 GWh në vitin 2023, duke shënuar një rënie me 2,4%. Pesha që zënë humbjet në rrjet në totalin e energjisë elektrike në dispozicion gjatë vitit 2024 është 19,8% nga 21,0% që ishte në vitin 2023, duke shënuar një ulje me 1,2% Gjatë vitit 2024, humbjet në transmetim janë ulur me 8,6% dhe humbjet në shpërndarje janë ulur me 1,5%, krahasuar me vitin 2023 .

Aktiviteti ekonomik nga ana tjetër ka qenë më i rritur ku sipas të dhënave për përdorimin e energjisë bizneset ishte më i lartë se një vit më parë.

“Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në vitin 2024, arriti vlerën 6.556 GWh nga 6.221 GWh që ishte në vitin 2023. Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë u rrit me 9,4%, duke arritur vlerën 3.409 GWh në vitin 2024 nga 3.117 GWh që ishte në vitin 2023, ndërsa përdorimi nga konsumatorët jo familjarë u rrit me 1,4% duke arritur vlerën 3.147 GWh në vitin 2024, nga 3.104 GWh që ishte një vit më parë.

Në vitin 2024 kemi një rënie të prodhimit neto vendas në tremujorin e parë dhe të dytë dhe një rritje të prodhimit neto vendas në tremujorin e tretë dhe të katërt, krahasuar me vitin 2023” thuhet në publikimin e INSTAT./monitor

Tags: Bizneseenergjifamiljareimportetkonsum

Nga Kategoria

Tronditëse: Një 13-vjeçare humbet jetën pas rënies në det, trupi i saj gjendet tri ditë më vonë.
Lajme

Tronditëse: Një 13-vjeçare humbet jetën pas rënies në det, trupi i saj gjendet tri ditë më vonë.

28 Janar, 2026
Ekipi nis ndërtimin e parkut solar në fshatin Rrakull të Kavajës
Lajme

Ekipi nis ndërtimin e parkut solar në fshatin Rrakull të Kavajës

28 Janar, 2026
Aktualitet

Aksident i frikshëm në Vaun e Dejës, makina me shpejtësi të lartë bie nga ura dhe përfundon në liqen, shpëtojnë mrekullisht dy të rinjtë

28 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tronditëse: Një 13-vjeçare humbet jetën pas rënies në det, trupi i saj gjendet tri ditë më vonë.

Tronditëse: Një 13-vjeçare humbet jetën pas rënies në det, trupi i saj gjendet tri ditë më vonë.

28 Janar, 2026

Chelsea ndan rrugët me Raheem Sterling pasi shqiponja angleze shmangu ‘bomb squad’-in e Blues për të finalizuar një transferim të lirë.

28 Janar, 2026
Tenis: Kyrgios nuk i reziston Sinner dhe shndërrohet në...PR: Alcaraz, merr trofeun e Australian Open dhe organizo festën tënde!

Tenis: Kyrgios nuk i reziston Sinner dhe shndërrohet në…PR: Alcaraz, merr trofeun e Australian Open dhe organizo festën tënde!

28 Janar, 2026
Zyrtare: Chelsea ndërpret kontratën me një prej lojtarëve më të paguar, që nuk është më pjesë e skuadrës.

Zyrtare: Chelsea ndërpret kontratën me një prej lojtarëve më të paguar, që nuk është më pjesë e skuadrës.

28 Janar, 2026
Bastisje në Deutsche Bank: Hetime për pastrim parash dhe lidhjet me Roman Abramovich në qendër të vëmendjes.

Bastisje në Deutsche Bank: Hetime për pastrim parash dhe lidhjet me Roman Abramovich në qendër të vëmendjes.

28 Janar, 2026
Ekipi nis ndërtimin e parkut solar në fshatin Rrakull të Kavajës

Ekipi nis ndërtimin e parkut solar në fshatin Rrakull të Kavajës

28 Janar, 2026

Harry Maguire te Liverpool?! Arne Slot i thotë skuadrës të shqyrtojë një transferim të çuditshëm për mbrojtësin e Man Utd.

28 Janar, 2026
Video/ Pamje të tmerrshme, baba i dehur var djalin e tij nga kati i shtatë i pallatit për t’i bërë kaluar kohë miqve.

Video/ Pamje të tmerrshme, baba i dehur var djalin e tij nga kati i shtatë i pallatit për t’i bërë kaluar kohë miqve.

28 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.