Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se viktimë e një grabitjeje të dhunshme ka mbetur Bashkim Durmishi. 68-vjeçari është gjetur i vdekur në banesën e tij ndërsa nga këqyrja në momentin e parë nga punonjësit e policisë dyshohet se është grabitur.Burime nga policia thonë se dyshohet se 68-vjeçari është grabitur dhe me pas është vrarë, pasi policia e ka gjetur të zhveshur. 68-vjeçari është goditur me send te fortë në pjesën e nofullës. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe kapjen e shoqërimin e personave të dyshimtë, policia po kryen kontrolle në dalje të qytetit të Vlorës.











