Policia në Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “Responde”, duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri dhe arrestuar autorin e dyshuar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta”, ku dy shtetas janë konfliktuar për motive të dobëta. Sipas policisë, shtetasi Agim Visha 50 vjeç, dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë me mulli shtetasin I. D., 38 vjeç, në ambientet e jashtme të një lokali.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë ndërhyrë duke bërë të mundur kapjen e autorit, i cili kishte tentuar të largohej nga vendngjarja.
Gjatë operacionit u sekuestrua arma e zjarrit së bashku me municionin, të cilën 50-vjeçari e mbante pa leje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.











