Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Kamëz, si pasojë e një konflikti të çastit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi Mikel Xhetani, rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit.