Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Tiranë ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së narkotikëve, duke finalizuar operacionin e koduar “Parku”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua një 23-vjeçar, i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.
I arrestuari, shtetasi Aleksandro Maliqaj 23 vjeç, banues në Tiranë, u ndalua nga shërbimet e Policisë në rrugën “Frosina Plaku”. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe më pas në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 265 gramë kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje, si edhe një sasi kanabisi.
Operacioni u ndërmor mbi bazën e informacioneve operative se i riu ushtronte aktivitet të paligjshëm të shpërndarjes së drogës në zonën e “Ish-parkut të autobusave”.
Materialet procedurale u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.









