Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 50-vjeçar të dënuar në Itali me 7 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 88” u vi në pranga shtetasi Bledar Mansaku, 50 vjeç, banues në Tiranë.
Mansaku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Firence, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Arrestimi provizor i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë.











