• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 12 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

EMRAT/ Morën peng një 39-vjeçar nga Mitrovica, e dhunuan dhe i kërkuan 70.000 euro për lirimin, arrestohen 3 persona në Vlorë

12 Dhjetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka arrestuar tre persona që morën peng një 39-vjeçar nga Mitrovica, të cilit i kanë kërkuar një shumë prej 70 mijë eurosh për lirimin e tij. 

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në pranga kanë rënë Julian Zogaj, 25 vjeç, Orest Çorapaj, 18 vjeç dhe Vilson Agaj, 35 vjeç, të tre banues në Vlorë, të akuzuar për veprat penale “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Nga hetimet ka rezultuar se tre të rinjtë rrëmbyen 39-vjeçarin më 28 nëntor dhe e mbajtën peng në një apartament në rrugën “Janaq Kilica”, lagjja “Osman Haxhiu”.

Lexo edhe:

33-vjeçari në tension të lartë psikologjik, ndërron jetë duke u hedhur nga ballkoni në Tiranë

Sherr me thika në Shkodër, ka të plagosur

Ata raportohet se e kanë dhunuar fizikisht duke i kërkuar shumën prej 70.000 eurosh për lirimin e tij.

Gjatë operacionit policor u bë e mundur lirimi i 39-vjeçarit të mbajtur peng, i cili ka marrë dhe kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, në posedim të Julian Zogaj, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë.

Njoftimi: 

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hostage”.

Mbajtën peng dhe dhunuan një shtetas nga Kosova, me qëllim përfitimin e 70 000 eurove, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Sekuestrohen lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa dhe një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, pas marrjes së informacionit nga familjarët se një pjesëtar i familjes së tyre mbahej peng në një apartament në qytetin e Vlorës, organizuan menjëherë punën për lokalizimin e banesës, kapjen e autorëve dhe lirimin e shtetasit të mbajtur peng.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Hostage”, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve:

• J. Z., 25 vjeç, O. Ç., 18 vjeç dhe V. A., 35 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas në një apartament në rrugën “Janaq Kilica”, lagjja “Osman Haxhiu”, kishin rrëmbyer dhe mbajtur peng që prej datës 28.11.2025 shtetasin F. Xh., 39 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë, duke e dhunuar fizikisht dhe duke i kërkuar shumën prej 70 000 eurosh për lirimin e tij.

Gjatë operacionit policor u bë e mundur lirimi i menjëhershëm i shtetasit të mbajtur peng, i cili ka marrë dhe kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, në posedim të shtetasit J. Z., u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim,
“Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Tags: mitrovicaPengvlore

Nga Kategoria

Tragjedi në Korçë: Burri humb jetën në farmaci ndërsa merrte ilaçet për zemrën pas një ataku kardiak
Aktualitet

33-vjeçari në tension të lartë psikologjik, ndërron jetë duke u hedhur nga ballkoni në Tiranë

12 Dhjetor, 2025
Titulli i Rishkruar: 
Ngjarje e fundit: Tre persona të plagosur në Shkodër, reagon policia: dy vëllezër të involvuar 
Shkodër/ Informacion paraprak: Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta në rrugë, ku janë përfshirë shtetasi A. K. dhe dy vëllezërit, F. Th. dhe K. Th., të cilët kanë përdorur mjete prerëse. Të tre ata janë dërguar në spital për trajtim, por janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po heton më tej...
Lajme

Sherr me thika në Shkodër, ka të plagosur

12 Dhjetor, 2025
Ekstra

Nëse i thani rrobat në shtëpi, sigurohuni që të merrni këto bimë

12 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Tragjedi në Korçë: Burri humb jetën në farmaci ndërsa merrte ilaçet për zemrën pas një ataku kardiak

33-vjeçari në tension të lartë psikologjik, ndërron jetë duke u hedhur nga ballkoni në Tiranë

12 Dhjetor, 2025
Plani mediatik për emitimin falas të spoteve politike në Zgjedhjet Parlamentare 2025

Plani mediatik për emitimin falas të spoteve politike në Zgjedhjet Parlamentare 2025

12 Dhjetor, 2025

Kinë vendos taksën e re për prezervativët, banorët shqetësohen për rreziqet shëndetësore Ekspertët janë të shqetësuar për rritjen e mundshme të shtatzënive të paplanifikuara dhe sëmundjeve të transmetueshme seksualisht për shkak të kostove më të larta për kontraceptivët.

12 Dhjetor, 2025
Titulli i Rishkruar: 
Ngjarje e fundit: Tre persona të plagosur në Shkodër, reagon policia: dy vëllezër të involvuar 
Shkodër/ Informacion paraprak: Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta në rrugë, ku janë përfshirë shtetasi A. K. dhe dy vëllezërit, F. Th. dhe K. Th., të cilët kanë përdorur mjete prerëse. Të tre ata janë dërguar në spital për trajtim, por janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po heton më tej...

Sherr me thika në Shkodër, ka të plagosur

12 Dhjetor, 2025

Nëse i thani rrobat në shtëpi, sigurohuni që të merrni këto bimë

12 Dhjetor, 2025
Fitimi mbresëlënës i Rita Ora-s arrin në 5.5 milion euro brenda vitit.

Fitimi mbresëlënës i Rita Ora-s arrin në 5.5 milion euro brenda vitit.

12 Dhjetor, 2025

E rëndë në Shkodër! Plagosje me thikë pranë shkollës, tre të rinj transportohen në spital

12 Dhjetor, 2025

Video. Momenti kur alpinisti shpëtohet nga rëra e lëngshme pas aktivizimit të sinjalit SOS

12 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.