Pas shumë vitesh ndarjeje, këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku më në fund realizoi ëndrrën e saj më të madhe: të takohej me djalin e saj, Luke.
Takimi emocionues ndodhi falë përpjekjeve të biznesmenit të njohur Elton Iliriani, i cili ka postuar në rrjetet sociale momentin. Takimi u zhvillua në një atmosferë të qetë, ku ishte i pranishëm edhe ish-bashkëshorti i Simakut, Robert Nolfe.
“Zoti të bekoftë Elton, dhe ty Robert”, shprehet ajo.Ndërsa, kur Iliriani pyet djalin e këngëtares se si ndihet dhe nëse ai e do nënën e tij, ai përgjigjet: Ndihem mirë, e dua!