• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 2 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Emigrantët, Brukseli kundër Melonit/ Gjykata Europiane: Lista e vendeve të sigurta vlerësohet nga gjykatat

1 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) ka përforcuar kriteret dhe pengesat për përcaktimin si vende të sigurta origjine në procedurat e përshpejtuara të azilit. Anëtarët e BE-së mund të hartojnë lista me vende të tilla vetëm nëse paraqesin edhe burimet për vlerësimin e tyre; gjykatat duhet të jenë në gjendje të shqyrtojnë se mbi cilat informacione bazohet vendimi për shpalljen e një vendi si vend i sigurt.

Po ashtu gjyqtarët në Luksemburg vendosën që derisa të hyjnë në fuqi rregullat e reja të azilit të Bashkimit Evropian, vendimi për të shpallur një vend si të sigurt duhet të marrë në konsideratë të gjithë popullsinë e një vendi të caktuar.

Gjykimi kishte të bënte me “Modelin e Shqipërisë” që përdor Italia në kuadrin e procedurave të shpejta për proceset për azilin jashtë vendit. Përcaktimi i vendeve të sigurta të origjinës është parakusht për zbatimin e këtij modeli. Qeveria e Romës synon të dërgojë refugjatë dhe migrantë, meshkuj në moshë madhore, nga këto vende në qendrat e strehimit në territorin e Shqipërisë, ku ata duhet të qëndrojnë ndërsa përpunohen kërkesat e tyre për azil.

Lexo edhe:

Zbulohet sa qindra euro kushtojnë syzet e reja të kryeministrit

Plas sherri mes vajzës së re dhe të moshuarës në market: Moj plakaruqe të q* motrën

Paditësit nga Bangladeshi

Në tetor 2024 u klasifikuan si të sigurta disa vende, përfshirë edhe Bangladeshin – vendi nga i cili vijnë dy paditësit. Ata ishin kapur në Detin Mesdhe dhe ishin dërguar në Shqipëri. Kërkesat e tyre për azil në Itali u refuzuan. Gjykata kompetente italiane i kërkoi Gjykatës Evropiane të Drejtësisë(GJED) të sqaronte se cilat janë detyrimet e vendeve anëtare të BE-së lidhur me përcaktimin e vendeve të sigurta të origjinës.

Vitin e kaluar Gjykata vendosi në një rast tjetër që, deri në njoftim të mëtejshëm, një shtet mund të klasifikohet si i sigurt vetëm nëse ky konstatim vlen për të gjithë territorit të tij. Megjithatë një rregullore e re e BE-së përcakton që në të ardhmen shtetet mund të klasifikohen si të sigurta edhe nëse ky vlerësim nuk vlen për rajone ose grupe të caktuara njerëzish, siç janë homoseksualët. Ndryshimi është pjesë e reformës së madhe të ligjit të azilit të BE-së, e cila është planifikuar të hyjë në fuqi në qershor 2026.

Meloni: “Një hap që duhet t’i shqetësojë të gjithë”

Vendimi i Luksemburgut u prit me kritika të ashpra në Itali. Kryeministrja Giorgia Meloni tha se vendimi ishte surprizues dhe e kufizoi më tej hapësirën tashmë të kufizuar të qeverive për të vepruar. “Ky është një hap që duhet t’i shqetësojë të gjithë”, tha kryetarja e partisë së djathtë Fratelli d’Italia.

Qeveria italiane ka nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë për të ngritur dy kampe në territorin e saj. Megjithatë projekti aktualisht është pezulluar për shkak të rezistencës së gjyqësorit italian. Sipas një raporti të organizatës për të drejtat e njeriut ActionAid dhe Universitetit të Barit qendrat kanë funksionuar efektivisht vetëm për pesë ditë në vitin 2024 dhe me kosto shumë të larta.

Po Gjermania?

Edhe Gjermania ka shpallur një numër vendesh si të sigurta. Përveç shteteve anëtare të BE-së ato përfshijnë shtetet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Gjeorgjinë, Ganën, Moldavinë dhe Senegalin. Koalicioni CDU/CSU-SPD planifikon ta zgjerojë listën me anë të rregullimit ligjor, pra pa përfshirjen e Bundestagut dhe Këshillit të Federatës, Bundesratit. Megjithatë një vendim përfundimtar nuk është marrë ende. /DW

Nga Kategoria

Aktualitet

Zbulohet sa qindra euro kushtojnë syzet e reja të kryeministrit

1 Gusht, 2025
Aktualitet

Plas sherri mes vajzës së re dhe të moshuarës në market: Moj plakaruqe të q* motrën

1 Gusht, 2025
Bota

Çfarë do të thotë “gjenocid”? Dhe pse gjithnjë e më shumë intelektualë po e fajësojnë Izraelin?

1 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Zbulohet sa qindra euro kushtojnë syzet e reja të kryeministrit

1 Gusht, 2025

Plas sherri mes vajzës së re dhe të moshuarës në market: Moj plakaruqe të q* motrën

1 Gusht, 2025

Çfarë do të thotë “gjenocid”? Dhe pse gjithnjë e më shumë intelektualë po e fajësojnë Izraelin?

1 Gusht, 2025

BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

1 Gusht, 2025

Rekord i ri! Regjistrohet rrufeja më e gjatë në botë, sa distanca mes Parisit e Venecias

1 Gusht, 2025

“Bëra diçka monstruoze”, 62-vjeçarja pranon vrasjen e të birit, së bashku me nusen e kishin planifikuar krimin: Nuk kishte alternativa të tjera

1 Gusht, 2025

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia s’ka qenë në situatë kaq të vështirë që nga viti 2008

1 Gusht, 2025

Cilësohen si frutat më të mira të stinës, por a u lejohet diabetikëve të hanë rrush dhe fiq?

1 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.