• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 7 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

7 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Analizë, Shëndeti
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Lutfi Dervishi

7 korrik 2025. Sot në Elbasan nuk ka tym, por ajri ende mban erën e asaj që ndodhi. Për gjashtë ditë me radhë, fusha e mbetjeve u dogj pa ndërprerje. Një mal me plehra, 20 mijë metra katrorë, 40 metra i lartë, ushqeu me helme mushkëritë e qytetit.

Ndërsa tymi mbulonte qytetin, mbi të ka rënë një tjetër mjegull e rëndë: ajo e indiferencës.

Lexo edhe:

5 policë prangosen në Kosovë pasi djali 27-vjeç ndërroi jetë gjatë arrestimit

Përfshihet nga flakët shtëpia në Pogradec, familjarët shpëtojnë pa marrë lëndime 

Në takimin e sotëm me gazetarët lokalë, për të folur për pastërtinë e gjuhës shqipe, heshtja dhe zhgënjimi shiheshin në sytë e tyre më shumë se në statuset e rrjeteve sociale.

Fusha e mbetjeve, vetëm disa kilometra larg qendrës, është më e madhe se shumë lagje të Elbasanit bashkë. Plehrat këtu vijnë nga 8 bashki.

Zjarri këtë radhë (rasti i tretë apo i katërt?) ishte më i fuqishëm se më parë dhe efekti gati asfiksues ishte jo vetëm për Elbasanin, por edhe Cërrikun dhe Belshin.

“Ndjenim dhimbje në mushkri kur raportonim”- thonë ata që raportuan nga vendngjarja.

Në këtë qytet me mbi 100 mijë banorë, pas gjashtë ditësh që flaka dhe tymi mbuluan gjithçka, reaguan… tre persona: dy gazetarë lokalë dhe Antonio, një 15-vjeçar që sapo ka mbaruar klasën e nëntë dhe që pasionin e jetës ka gazetarinë.

Fatmiri, veteran i gazetarisë lokale, thotë se duke parë dëmin, “mendova se do të behej protesta më e madhe që ka parë qyteti… por as ekspertët e mjedisit nuk u panë. As opozita. As shoqëria civile që, dikur, bënte zhurmë edhe për pemët që priteshin.

Vetëm një ish ushtarak foli siç duhet. “Këta edhe kur dalin për punë nuk e kanë idenë se çfarë duhet bërë”.

Enesi, gazetar i ri, me zërin plot ironi e zhgënjim, thotë: “banoj në Kala. Dikur isha krenar të thoja jam nga Elbasani. Sot? Turp të thuash se je nga ky qytet që ka shitur zërin për një rrogë shteti.”

Antonio është më i drejtpërdrejtë: “Për aq kohë sa inceneratori nuk punon, kjo do të ndodhë prapë. Fajin e ka qeveria, por edhe opozita se ajo vjen vetëm për foto. Të gjithë e dinë, askush s’e thotë.”

Deputetët? Të padukshëm si era e keqe.

Elbasani ka 14 deputetë. Ata të shumicës (dhjetë) heshtën si fija e barit. Asnjë zë. Kryetari i Bashkisë foli vetëm kur situata u qetësua, me një ndjesë që më shumë i ngjante justifikimit të vonuar.

Në rrjetet sociale, gazetarja Entela Duka shprehu revoltën e saj:

“Fusha e mbetjeve në Elbasan ka 4 ditë që digjet pa ndërprerje, duke shkaktuar ndotje masive dhe rrezik për shëndetin e qytetarëve. Një pyetje kisha: këta 10 deputetët e mazhorancës, dinë gjë çfarë po ndodh apo janë me pushime, pasi detyrën e marrin në shtator? Se do thoni ju, po këta të opozitës çfarë po bëjnë? Hajde më, i kemi parë të duken pranë vendit ku digjen plehrat. Është e qartë, vijnë, ikin, mbushin xhepat e tyre, përfitojnë ndonjë pension të majmë, se për qytetin as i plas fare. ZOT NA RUAJ FËMIJËT!”*

Fëmijët, pikërisht ata që çdo ditë thithin ajër të helmuar, janë ata që mbeten më të pambrojtur.

Nga djepi i dijes, në vatër helmi

Gazetarja Meri Qosja, në një shkrim të shpërndarë gjerësisht, solli një tjetër panoramë të zymtë:

“Nga vendi ku dikur lindnin idetë, ku shkollat e para hapnin dyert për brezat e rinj, ku dijetarët dhe mësuesit ishin themeli i çdo ndryshimi shoqëror, sot ngrihet vetëm një re e zezë, e rëndë dhe e heshtur. Tym, erë plastike, gazra të padukshëm, këto janë “mësuesit” e rinj të Elbasanit… Në periferi digjet një landfill, por në qendër digjet një ndërgjegje. Dhe ndoshta kjo është më e rënda, jo tymi, por mungesa e reagimit. Jo zjarri, por akulli në shpirt.”

Në këtë qytet që dikur mburrej me emrat e dijes dhe shkollës shqipe, sot mbretëron një indiferencë e frikshme. E ndërsa ajri ndotet, ndërgjegjja shkon drejt asfiksimit.

Protesta para Prokurorisë u nxit nga kryeqyteti prej Qëndresës Qytetare. Pjesëmarrja 20 vetë, shumica të ardhur nga kryeqyteti. Më shumë gazetarë se protestues!

Banorët?

Të heshtur.

Deputetët?

Të padukshëm.

Shoqëria civile?

E shpërndarë si tymi i padukshëm që mbështjell ish qytetin e luleve.

I merrja intervista banorëve sepse goja të rrinte e hidhur, thotë Arbeni, po përgjigja ishte e njëjtë.

-”S’ka gjë do të kalojë”

-Po deputetët?

-?…

Tymi nuk njeh të majtë e të djathtë- thotë Entela.

Vetëm kur situata mori fund dhe zjarri u shua “pas ulitimatumit nga lart”, kryetari i Bashkisë e ndjeu të nevojshme të kërkonte falje publike.

“Elbasani nuk është tym”.

Kështu shkruan Meri Qosja në fund të apelit të saj, duke i kujtuar qytetit rrënjët dhe historinë e tij si djep i arsimit dhe mendimit kritik. Por sot, ky qytet është më shumë hije e asaj që ishte dje.

-Pse nuk reagojnë elbasanllinjtë?

Në një moment m’u duk vetja se vetëm unë jetoj në Elbasan, thotë Meri dhe shton: “Edhe për të protestuar erdhën nga Tirana”.
Elbasani po digjet, jo vetëm nga zjarri i plehrave, por edhe nga një “zjarr” tjetër më i madh: heshtja, frika, indiferenca. Dhe kjo është ajo që vret më shumë se tymi.

Provoj të flas me një banor dhe e pyes për djegien e plehrave.

-Ekspertët thonë,….

-E di çfarë thonë ekspertët, i ndërhyj, më thuaj çfarë mendon ti.

-Eshtë gjë e keqe thotë. Kaq dhe mbledh supet si për të më treguar që ka folur shumë.

Në mungesë të reagimit të opinionit publik shfaqet cinizmi.

“Shyqyr që shpëtoi nga zjarri incineratori”. “Raketa iraniane ka rënë në vendin e gabuar”.

“Ka qenë një kohë që njerëzit flisnin. Atëherë kishte burra. Tani e kanë shitur veten për 400 – 500 mijë lekë rrogë shteti… Sot kur ke mundësi të punosh?”- thotë Vladimiri.

Ndërsa 15 vjeçari që ëndërron të bëhet gazetar thotë se nuk askush nuk kërkoi njeri. Nuk kishte koordinim.

Kush është fajtor?

“Qeveria, por edhe opozita të mos jetë vetëm për të bërë foto”.

-Pse nuk reagojnë njerëzit?

-Kanë frikë se janë në punë.

-Po pensionistët? Të papunët?

-Edhe ata e kanë dikë në punë.

Në Elbasan, sot, ajri është më i pastër. Tymi mund të jetë zhdukur përkohësisht, por era e keqe, zhgënjimi dhe heshtja… janë ende këtu. Dhe Elbasani pret një zgjim që nuk po vjen. Për momentin, qyteti frymon më shumë indiferencë sesa oksigjen.

Në fund të takimit, një foto kolektive. Nuk mungon sarkazma: “Në këtë foto jemi më shumë se ata që ishim në protestë.”

Shaka e hidhur, si kafeja pa sheqer që shoqëron gazetarët.

Nga Kategoria

Aktualitet

5 policë prangosen në Kosovë pasi djali 27-vjeç ndërroi jetë gjatë arrestimit

7 Korrik, 2025
Aktualitet

Përfshihet nga flakët shtëpia në Pogradec, familjarët shpëtojnë pa marrë lëndime 

7 Korrik, 2025
Aktualitet

59-vjeçarja me probleme të shëndetit mendor jeton e vetme, apeli i motrës: Dua që të shkojë në një institucion të sigurt

7 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

5 policë prangosen në Kosovë pasi djali 27-vjeç ndërroi jetë gjatë arrestimit

7 Korrik, 2025

Kjo është temperatura në të cilën duhet ta mbani kondicionerin gjithë kohës

7 Korrik, 2025

Vrasja e Ilaria Sulës/ Zbulohen mesazhet kërcënuese që ish i dashuri i dërgoi 22-vjeçares shqiptare para krimit: Ose kthehu tek unë ose do ta vras

7 Korrik, 2025

Frikë për përmbytje të tjera në Teksas, deri tani 91 viktima

7 Korrik, 2025

Ori Nebiaj tregon momentin e sikletshëm kur i shkroi ish të dashurit në dasmën e shoqes

7 Korrik, 2025

Përfshihet nga flakët shtëpia në Pogradec, familjarët shpëtojnë pa marrë lëndime 

7 Korrik, 2025

Ish-zëvendësshefi i ushtrisë dënohet me 17 vjet burg për korrupsion

7 Korrik, 2025

Panik, tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

7 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.