Një shqiptar 35-vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në Agios Panteleimon, Athinë, Greqi.
Sipas mediave greke, viktima ra i vdekur nga një plumb në kokë, ndërsa pranë tij u gjet një gëzhojë.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe nuk përjashtojnë mundësinë që vrasja të lidhet me drogë ose mosmarrëveshje personale.
Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës dhe policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.