• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla, në hetim edhe “Kiço”, nipi i personazhit të njohur si “Timi i Elbasanit”! Konflikti mes tyre për 700 mijë euro

8 Dhjetor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Elbasanit ka zbuluar detaje të reja mbi konfliktin që dyshohet se ka shërbyer si motiv kryesor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka, ngjarje e ndodhur më 30 nëntor.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas burimeve të Policisë së Shtetit, në qendër të hetimeve ndodhet 35-vjeçari Oklid El Ouejdi, i njohur në Elbasan me nofkat “Kiço” dhe “Oliver”, si dhe i identifikuar nga komuniteti lokal si nip i personazhit të njohur “Timi i Elbasanit”.

Ai është larguar nga pika kufitare e Qafë-Thanës drejt Maqedonisë së Veriut dhe aktualisht konsiderohet person kyç në dosjen hetimore.

Lexo edhe:

Zbulohet konflikti për 700 mijë euro që çoi në vrasjen e biznesmenit në Elbasan/ Mondi e dhunoi “KIÇON” në karburant! (Lidhja me çunat e DUBAIT)

Kuvendi i Shqipërisë hap dyert për të rinjtë, Zegjine Çaushi u jep shpresë:Ëndrra ime u bë realitet

Vendndodhja e tij nuk është e konfirmuar, megjithëse dyshohet se mund të ndodhet pikërisht në territorin e Maqedonisë së Veriut, ku ka lidhje të shumta, përfshirë edhe me Sheval Muharremin, të njohur si “Bosi i Gërçecit”.

Hetuesit po verifikojnë gjithashtu aktivitetin e biznesit “SOLEIL”, një kompani import–eksporti dhe tregtimi automjetesh, e regjistruar në emër të El Ouejdit në Elbasan që prej vitit 2018. Pikërisht marrëdhëniet tregtare të lidhura përmes kësaj veprimtarie dyshohet se janë kthyer në burimin e konfliktit me Mëhallën.

Sipas të dhënave paraprake, rreth 10 ditë para vrasjes, në ambientet e karburantit “Xhaxhi Oil” ka ndodhur një përplasje fizike midis dy biznesmenëve.

Konflikti mësohet se lidhej me një marrëveshje tregtare prej rreth 700 mijë eurosh, e cila nuk ishte finalizuar. Burime të rezervuara pohojnë se Mëhalla ishte i revoltuar dhe se përplasja fizike ka ndodhur në prani të një personi që shoqëronte El Ouejdin.

Hetuesit dyshojnë se El Ouejdi mund të ketë ofruar si kompensim katër apartamente në Tiranë, të cilat sipas të dhënave paraprake kishin probleme pronësie, çka besohet se e ka tensionuar më tej situatën. Pas konfliktit, dyshohet se ai ka ndërmarrë hapa për organizimin e atentatit që çoi në ekzekutimin e Mëhallës.

Deri tani 3 të arrestuar

Deri tani për vrasjen e biznesmenit Mëhalla janë arrestuar tre persona të dyshuar për role të ndryshme në ngjarje. Nevzat (Nevi) Spaho, nga Përrenjasi, i dyshuar si shoferi që ka ndihmuar autorin të largohej nga zona e Mirakës.

Kujtim Pisha, punonjës karburanti, proceduar për moskallëzim të informacionit.

Xhino Ago, ortak biznesi me Mëhallën, i cili akuzohet për mosndryshimin e pronësisë së mjetit “Audi” të përdorur në krim.

Ndërsa në kërkim janë Armando Kola, nga Laçi dhe Marselo Arani, nga Elbasani, i cili jo vetëm është larguar, por ka thyer edhe masën e “arrestit në shtëpi” për çështje të mëparshme.

Roli i Naldi Gjinit

Figura kyçe për zbardhjen e skemës mbetet Naldi Gjini, i cili fillimisht u shoqërua si person që kishte përdorur “Audi”-n disa ditë para vrasjes, por nuk u procedua për shkak të bashkëpunimit me hetuesit. Gjatë identifikimit të fotografive, ai ka treguar me saktësi tre persona të dyshuar Nevzat Spahon, Armando Kolën dhe Marselo Aranin.

Po ashtu, pamjet filmike të siguruara nga një garazh në zonën e “21 Dhjetorit” tregojnë Aranin duke përdorur “Audi”-n në ditët para atentatit.

Pistat e hetimit

Sipas të dhënave zyrtare nga grupi hetimor, pista kryesore mbetet konflikti financiar mes Mëhallës dhe El Ouejdit, një konflikt që nisi nga mosrealizimi i marrëveshjes prej 700 mijë eurosh, u përshkallëzua me dhunë fizike dhe përfundoi në ekzekutimin e biznesmenit, i cili u vra me tre plumba nga persona të paidentifikuar ende zyrtarisht. Mjeti i përdorur në atentat u gjet më pas i djegur.

Oklid El Ouejdi mbetet personi kryesor që policia kërkon të marrë në pyetje. Autoritetet po punojnë për lokalizimin e tij dhe për kapjen e dy të kërkuarve të tjerë, ndërsa hetimet pritet të sjellin zhvillime të tjera në ditët në vijim.

Nga Kategoria

Kryesore

Zbulohet konflikti për 700 mijë euro që çoi në vrasjen e biznesmenit në Elbasan/ Mondi e dhunoi “KIÇON” në karburant! (Lidhja me çunat e DUBAIT)

8 Dhjetor, 2025
Kryesore

Kuvendi i Shqipërisë hap dyert për të rinjtë, Zegjine Çaushi u jep shpresë:Ëndrra ime u bë realitet

8 Dhjetor, 2025
Tensionet fatale në kufirin Tajlandë-Kamboxhi, 5 viktima, shkollat e mbyllura.
Aktualitet

Tensionet fatale në kufirin Tajlandë-Kamboxhi, 5 viktima, shkollat e mbyllura.

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Xabi Alonso në takim urgjent me drejtuesit e Real Madridit – e ardhmja e tij në dyshim

8 Dhjetor, 2025

Marrëveshja e Ukrainës do të jetë ‘vetëm fillimi i fazës së ardhshme’, thotë Schinas për Euronews në Doha

8 Dhjetor, 2025

Zbulohet konflikti për 700 mijë euro që çoi në vrasjen e biznesmenit në Elbasan/ Mondi e dhunoi “KIÇON” në karburant! (Lidhja me çunat e DUBAIT)

8 Dhjetor, 2025

Mohamed Salah nuk do të udhëtojë në Milano për ndeshjen e Champions-it

8 Dhjetor, 2025
“Mik i çmuar”/ Rama në Jordani për vizitë, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein

“Mik i çmuar”/ Rama në Jordani për vizitë, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein

8 Dhjetor, 2025
Dëshmia e parë në çështjen e Nagip Krasniqit zbardh tregtimin e energjisë nga KEK-u

Dëshmia e parë në çështjen e Nagip Krasniqit zbardh tregtimin e energjisë nga KEK-u

8 Dhjetor, 2025

VIDEO: Hulk godet! Heroi brazilian i kultit shënon një gol të çmendur me goditje të gjatë nga këndi i frymëzuar për çmimin Puskas, për Atletico Mineiro

8 Dhjetor, 2025

Vjedhësit dalin ngaBiblioteka në Brazil me tetë vepra arti të Matisse-it

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.