• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Ekonomia në rritje por KE lë ‘detyra’ për qeverinë: Luftoni informalitetin në paga, stop rishikimit të buxhetit me akt normativ, mbroni fondet e BE

1 Nëntor, 2024
tek Ekonomi, Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria është më afër familjes evropiane edhe në aspektin ekonomik. Progresi i ekonomisë pas goditjes që pandemia i dha vendit, ka qenë i shpejtë thotë Bashkimi Evropian, por ka ende sfida që kërkojnë një përgjigje të shpejtë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Por në progres raportin e fundit të Komisionit Evropian, sa i takon aspektit ekonomik, ngrihen disa shqetësime, kryesisht në aspektin e formalizimit të ekonomisë. Në progres raport thuhet se klima e biznesit po dëmtohet nga informaliteti, e sidomos ai në tregun e punës.

“Ekonomia informale mbetet e përhapur, duke ndikuar në konkurrencën e ndershme mes bizneseve. Instituti i Statistikave vlerëson se punësimi informal përbën 29.4% të punësimit total. Ka nivele të larta të punësimit informal në bujqësi, tregtinë me shumicë dhe pakicë, në ndërtim dhe në turizëm” thuhet në progres raport.

Lexo edhe:

FIFA ndryshon rregullat: Botërori 2026 do të ngjajë me NBA dhe NFL, ndeshjet do të ndahen në katër katër pjesë.

“Liverpooli i fuqishëm pa Salah,” thotë Chivu përpara duelit në Champions: Arritjet e Interit në Europë gjatë pesë viteve të fundit janë të jashtëzakonshme.

Në kushtet ku emigrimi ka ulur ndjeshëm fuqinë e punëtore disponueshme e sidomos atë të kualifikuar, BE sugjeron të merren masa për zvogëlimin e punës së padeklaruar dhe nëndeklarimi i pagave. Pas nuk mbetet as korrupsioni në administratën publike, që në raport vlerësohet si sfidë për mjedisin e biznesit.

“Korrupsioni vazhdon të shfaqë sfida për bizneset, megjithëse historiku i hetimit dhe ndjekjes i penale të korrupsionit të nivelit të lartë është përmirësuar pak”, thuhet në progres-raport.

Gjithashtu KE bën thirrje që Qeveria duhet të heqë dorë nga rishikimi i buxhetit gjatë vitit me akt normative, pasi sipas BE ky veprim bie ndesh me zbatimin e ligjeve për ndryshimet buxhetore. Kritikë kjo e përsëritur, për shkak të përdorimit të shpeshtë të aktit normativ.

Shpresë për bizneset vlerësohet reforma në drejtësi, por shqetësim është akumulimi i dosjeve në pritje të gjykimit nga organet e drejtësisë. Shqetësimi tjetër që ngrihet në raport ka të bëjë me prokurimet publike, edhe pse vlerësohet se ka pasur progres evidentohet pengesë negocimi i tenderave pa pasur një garë të drejtë, gjë që bie ndesh me acquis të BE-së dhe me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Një tjetër detyrë më rëndësi që i lihet vendit, është edhe rritja e kapaciteteve për të menaxhuar dhe mbrojtur fondet e BE-së, ku në këtë rast theksi vihet tek fondet e IPARD, që janë bllokuar për shkak të hetimeve që ka nisur OLAF për abuzim me to.

“Kapacitetet e përgjithshme për të menaxhuar në mënyrë korrekte fondet e IPARD-it për të lehtësuar ndërtimin e institucioneve dhe përputhjen me politikën e përbashkët të bujqësisë, mbeten për t’u përmirësuar. Përsa i përket zhvillimit rural, zbatimi i programit IPARD II vazhdoi. Megjithatë, nevojitet një rritje e ndërtimit të kapaciteteve dhe mbikëqyrjes për të siguruar përfundimin e programit IPARD II dhe për të filluar zbatimin efikas të IPARD III në përputhje të plotë me parimet e menaxhimit të shëndoshë financiar”, thuhet në raport-progres.

Disa rekomandime që janë dhënë në raport me aspektin ekonomik kanë të bëjë me hartimin e një ligji të ri për PPP-të, për investimet publike të afruara me BE, të avancohet lufta ndaj pastrimit të parave, të mbrojë fondet që merr nga BE, të bashkëpunojë me OLAF kundër mashtrimeve, si dhe ti japë fund problemeve me çështjet e pronësisë.

Tags: Beprogres raportishqiperi

Nga Kategoria

FIFA ndryshon rregullat: Botërori 2026 do të ngjajë me NBA dhe NFL, ndeshjet do të ndahen në katër katër pjesë.
Lajme

FIFA ndryshon rregullat: Botërori 2026 do të ngjajë me NBA dhe NFL, ndeshjet do të ndahen në katër katër pjesë.

8 Dhjetor, 2025
“Liverpooli i fuqishëm pa Salah,” thotë Chivu përpara duelit në Champions: Arritjet e Interit në Europë gjatë pesë viteve të fundit janë të jashtëzakonshme.
Aktualitet

“Liverpooli i fuqishëm pa Salah,” thotë Chivu përpara duelit në Champions: Arritjet e Interit në Europë gjatë pesë viteve të fundit janë të jashtëzakonshme.

8 Dhjetor, 2025
Trotuari në aksin Pogradec-Qafë Plloçë shembet, dëmtohen rrjetet nën tokë dhe rrezikohet siguria e këmbësorëve.
Lajme

Trotuari në aksin Pogradec-Qafë Plloçë shembet, dëmtohen rrjetet nën tokë dhe rrezikohet siguria e këmbësorëve.

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

BE-ja deklaron se do të bashkëpunojë me qeverinë e re për heqjen e masave.

Ndëshkimi për Twitter-in, Musk-u nuk përjeton pasojat: BE-ja e quan situatën ‘Rajhu i Katërt’

Gjoba ndaj Twitter-it: Musk nuk e ndien peshën e ndëshkimit nga BE-ja ‘Rajhu i Katërt’

8 Dhjetor, 2025
Ndëshkimi për Twitter-in, Musk-u nuk përjeton pasojat: BE-ja e quan situatën ‘Rajhu i Katërt’

Ndëshkimi për Twitter-in, Musk-u nuk përjeton pasojat: BE-ja e quan situatën ‘Rajhu i Katërt’

8 Dhjetor, 2025
Dhuna shqetësuese në Greqi: Fermerët shkatërrojnë makinën e policisë dhe hyjnë në pistën e aeroportit në Kretë

Dhuna shqetësuese në Greqi: Fermerët shkatërrojnë makinën e policisë dhe hyjnë në pistën e aeroportit në Kretë

8 Dhjetor, 2025
Oda Ekonomike paraqet kallëzim penal ndaj ZRRE-së për mospërmbushje të vendimit të Gjykatës së Lartë.

Oda Ekonomike paraqet kallëzim penal ndaj ZRRE-së për mospërmbushje të vendimit të Gjykatës së Lartë.

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In