Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Einxhel Shkira, ka reaguar pas lajmeve që e lidhën me një aksident të rëndë, të cilat u përhapën pas publikimit të një fotografie të saj nga spitali. Raportimet në media nxitën spekulime për një ngjarje serioze shëndetësore.
Përmes një “InstaStory”, moderatorja sqaroi se nuk kishte pësuar asnjë aksident të rëndë. Ajo bëri të ditur se kishte thyer këmbën në shtëpi, teksa po hapte dhuratat e djalit të saj.
“Jam si kokrra e mollës pas operacionit të këmbës dhe sapo të rikuperohem do të kthehem në shtëpi te fëmijët e mi,” shkroi Einxhel, duke theksuar se gjendja e saj është e stabilizuar dhe se ndodhet në fazë rikuperimi.











