Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste në orën 09:00. Takimi është fokusuar në organizimin e brendshëm të partisë dhe në zgjedhjet që pritet të zhvillohen në muajin qershor për kryetarët e degëve.
Takimin e fundit me Kryesinë, lideri socialist e zhvilloi më 3 mars.
Pas mbledhjes së zgjeruar të grupit socialist, këtë të martë, kryeministri Edi Rama mblodhi Kryesinë.
Në mbledhjen që zgjati vetëm 30 minuta, kreu i qeverisë dha disa porosi për anëtarët e Kryesisë.
Në fokus ishte organizimi i strukturave si dhe takimet më të shumta në terren me njerëzit.
Ndërkohë në mbledhje nuk u diskutua një datë për asamblenë e Partisë socialiste, pasi është ende herët.











