• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Edhe pasi e vrau, Mark Samson vazhdonte të kërkonte mbi jetën sentimentale të Ilaria Sulës! Çfarë fotografoi ai në kompjuterin e ish të dashurës dhe ç’donte të zbulonte?

27 Prill, 2025
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Jo një ndarje paqësore, por një fiksim i errët që u shndërrua në obsesion. Kjo është tabloja që po ndërtojnë hetuesit për Mark Samson, 23-vjeçarin që vrau ish-të dashurën e tij, Ilaria Sula, dhe që edhe pas krimit nuk reshti së kërkuari mbi jetën sentimentale të vajzës 22-vjeçare dhe nëse ajo kishte nisur një lidhje të re.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Një djalë nga Cassino, që kishte komunikuar me Ilarian pas vrasjes, është tashmë një nga dëshmitarët kyç në hetimin e drejtuar nga prokurori Giuseppe Cascini.

Ai kishte marrë mesazhe nga telefoni i saj, por jo nga ajo, pasi mesazhet ishin dërguar nga vetë Samson, i cili përdorte telefonin e viktimës për t’u shtirur si ajo dhe për të zbuluar nëse kishte nisur ndonjë lidhje të re.

Lexo edhe:

Dyshimet rriten mbi kredinë për reparacionet për Ukrainën ndërsa afati final po afrohet Shtytja për miratimin e kredisë për reparacionet për Ukrainën ka hyrë në fazën finale para samitit të liderëve të BE-së më 18 Dhjetor. Belgjika vazhdon të kundërshtojë propozimin, ndërsa Hungaria refuzon Planin B të borxhit të përbashkët. Ursula von der Leyen ka paralajmëruar se nuk ka “mundësi të lehta”.

Të rinjtë ‘takohen’ në Piramidë për 8 Dhjetorin, Gonzato: Veproni shpejt për reformat, BE mbështet ju!

Më 25 mars, në mungesë të Ilarias, Samson u fut në shtëpinë e saj dhe u përpoq të marrë laptopin. Shoqet e të nderës e ndaluan, por ai arriti të fotografojë ekranin. Nga hetimet mësohet se qëllimi i këtij veprimi ishte të zbulonte me kë komunikonte ajo në rrjetet sociale.

Fotoja kap një listë kontaktesh që më pas provokoi një përballje të ashpër, e pas kësaj dyshohet se Ilaria e zemëruar shkoi në shtëpinë e tij për ta përballur.

Sipas dëshmive të dy miqve të Samson, që pas ndarjes në fund të janarit, ai kishte nisur ta përndiqte Ilariën në mbrëmje, kur ajo dilte me shoqet. Pritshmëritë e tij për të ditur me kë fliste, me kë shkëmbente mesazhe, kanë marrë trajtat e një përndjekjeje, që hetuesit po e konsiderojnë seriozisht. Ndihmë të rëndësishme pritet të japin analizat e dy telefonave, ai i Samson dhe ai i viktimës, i cili ishte fshehur në rrugën Homs nga nëna e tij.

Më 25 mars, në orën 21:37, Ilaria blen një biletë autobusi për në shtëpinë e Samson, e që nuk u kthye më kurrë në banesën ku jetonte me shoqet e saj.

Samson pretendon se ajo kishte ardhur për t’i sjellë rroba dhe kishte vendosur të qëndronte për të fjetur. Por kjo duket gjithnjë e më pak e besueshme. Dyshohet se mes tyre ndodhi një përplasje verbale, ndoshta për shkak të xhelozisë së Samson për një mesazh nga një djalë tjetër.

“Alessandro nga Napoli, që e kishte bërë të humbte kontrollin”, shkruajnë mediat italiane.

Mesazhet që Samson dërgonte nga telefoni i Ilarias nuk ishin të pafajshme. Me djalin nga Cassino, ai komunikoi në mënyrë të tillë që të mos ngjallte dyshime, por në fakt përpiqej të zbulonte nëse kishte një lidhje mes tyre.

Ndryshe nga mesazhet qetësuese që dërgonte te prindërit dhe miqtë e viktimës, këtu qëllimi ishte investigativ, një përpjekje për të kontrolluar jetën e saj, edhe pas vdekjes.

Në një letër që Samson thuhet se ka dërguar së fundmi prokurorëve, ai shfaq gatishmëri për të treguar një version tjetër nga ai i mëparshmi, duke hedhur poshtë rrjetën e gënjeshtrave që ndërtoi pas krimit.

Tags: ilaria sulamark samson

Nga Kategoria

Bota

Dyshimet rriten mbi kredinë për reparacionet për Ukrainën ndërsa afati final po afrohet Shtytja për miratimin e kredisë për reparacionet për Ukrainën ka hyrë në fazën finale para samitit të liderëve të BE-së më 18 Dhjetor. Belgjika vazhdon të kundërshtojë propozimin, ndërsa Hungaria refuzon Planin B të borxhit të përbashkët. Ursula von der Leyen ka paralajmëruar se nuk ka “mundësi të lehta”.

8 Dhjetor, 2025
Të rinjtë ‘takohen’ në Piramidë për 8 Dhjetorin, Gonzato: Veproni shpejt për reformat, BE mbështet ju!
Kryesore

Të rinjtë ‘takohen’ në Piramidë për 8 Dhjetorin, Gonzato: Veproni shpejt për reformat, BE mbështet ju!

8 Dhjetor, 2025
Bota

Britania prezanton dronë nënujorë dhe inteligjencë artificiale për t’iu përgjigjur kërcënimit rus

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

"Rifreskojmë idealet e 8 dhjetorit" / Berisha në protestë: PD arriti të mbijetojë përballë përpjekjeve për ta shkatërruar, e sollëm sot...

“Rifreskojmë idealet e 8 dhjetorit” / Berisha në protestë: PD arriti të mbijetojë përballë përpjekjeve për ta shkatërruar, e sollëm sot…

8 Dhjetor, 2025
Deklarimi i pasurisë, Buleshkaj: Qindra kallëzime penale janë hedhur poshtë pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Deklarimi i pasurisë, Buleshkaj: Qindra kallëzime penale janë hedhur poshtë pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

8 Dhjetor, 2025

Ukraina kërkon një ‘paqe të denjë’ ndërsa goditjet ruse vrasin një dhe plagosin 15 të tjerë Të paktën një person ka humbur jetën dhe mbi 15 të tjerë janë plagosur gjatë goditjeve ruse që kanë ndodhur natën vonë në disa qytete ukrainase. Këto sulme vijnë në një moment kur po vazhdojnë përpjekjet për të përfunduar pushtimin e plotë të Rusisë në Ukrainë, i cili ka hyrë në vitin e tij të katërt.

8 Dhjetor, 2025

Berisha kujton Lëvizjen e Studentëve të Dhjetorit: Gjunjëzuan regjimin më të egër

8 Dhjetor, 2025
Lajm i rëndësishëm nga Argjentina: Dybala ka planifikuar kalimin te Boca Juniors këtë janar.

Lajm i rëndësishëm nga Argjentina: Dybala ka planifikuar kalimin te Boca Juniors këtë janar.

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In