Eden Hazard, i cili ka luajtur për shumë vite në Premier League dhe më pas disa sezone në La Liga, ka folur për kontrastin mes dy kampionateve.
Duke folur për The Guardian, belgu shpjegoi se Premier League është shumë më fizike dhe me ritëm të pandalshëm, ndërsa La Liga vë më shumë theks te cilësia teknike dhe kontrolli i lojës.
“Premier League është më fizike; nuk ndalesh kurrë. La Liga është më teknike. Në Madrid mund ta kontrollosh ndeshjen, por në Premier League s’ke shans për këtë: duhet të luash me shpejtësi të plotë për 90 minuta,” u shpreh Hazard.











