Aktori i mirënjohur francez me origjinë turke, Tcheky Karyo, i cili u shfaq në rreth 80 filma, përfshirë “The Bear” (Ariu) të Jean-Jacques Hanau, “Nikita” të Luc Besson dhe “Puthja e dragoit” me aktorin aziatik Jet Lee, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.
“Gruaja e tij Valerie Kerouzore dhe fëmijët njoftojnë me trishtim të thellë vdekjen e Tcheky Karyo, i cili humbi betejën me kancerin të premten, më 31 tetor”, thuhet në deklaratën e familjes.
I lindur në Stamboll në vitin 1953, Tcheky (Tseky, Ceki) Karyo u bë i famshëm në fund të viteve 1980 falë rolit të tij kryesor në filmin “Ariu”, ku luante rolin e një gjuetari arinjsh të penduar.









