Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ndarë me publikun një lajm të hidhur, duke njoftuar ndarjen nga jeta të një miku të tij të ngushtë, të cilin e konsideronte si vëlla.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Korreshi ka shprehur dhimbjen e thellë për këtë humbje, ndërsa ka theksuar lidhjen e fortë që kishte me të ndjerin.
“Te Allahut jemi dhe tek ai do shkosh, por ikja jote eshte e pabesueshme vllai im! Qofsh i Xhenetit Kampion!
Varrimi behet diten e Enjte, date 2 Prill ne oren 11:00. Pritjet behen tek Funeral Sefa.”, shkruan deputeti i PD.











