Shtatë trupa të pajetë u gjetën në dy plazhe në Andaluzi, në jug të Spanjës, pasi anijet që transportonin emigrantë të paligjshëm u përmbytën.
Gjashtë emigrantë u gjetën të vdekur në agim në Playa de los Muertos, në rajonin Carboneras, ndërsa një tjetër u gjet i vdekur në Playa de las Salinas (më në lindje).
Sipas raporteve, shërbimi i Mbrojtjes Civile u informua për dy anije me emigrantë në brigjet e Andaluzisë dhe gjatë hetimit të kryer, u shpëtuan 26 persona.