Një gjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Klinë të Pejës, ku një person ka mbetur i vrarë pasi u qëllua me armë zjarri nga vëllai i tij. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se në Klinë është vrarë një person.
Gashi ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, kur policia është njoftuar se pas një sherri mes dy vëllezërve, është qëlluar me armë.
Fillimisht personi i qëlluar me armë është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Pejës, ku i është dhënë ndihma mjekësore, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore”, ka deklaruar Fadil Gashi.











