Një fëmijë 2 vjeç është aksidentuar me makinë në Ksamil.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Hasan Tahsini”, pas hekurave ra shtetasi me inicialet A.K., 48 vjeç.
Ai akuzohet se me mjetin e tij, në gjendje të dehur, ka aksidentuar të miturin. Ky i fundit ndodhet në spital.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin: A. K., 48 vjeç, banues në Ksamil, i cili, në rrugën “Hasan Tahsini”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar një fëmijë 2 vjeç. I mituri ndodhet në Spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.











