Një shtetas rreth 67 vjeç është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë.
Mësohet se ai jetonte i vetëm, ndërsa ka qenë mbesa e tij ajo që ka lajmëruar policinë pasi nuk kishte mundur të kontaktonte me të.
Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë ekspertiza mjekoligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.
Paraprakisht dyshohet se 67-vjeçari, një ish-mësueses, të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrore.











