Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premte në Fushë-Krujë në Nikël.
Raportohet se një person ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tyre i cili ka agravuar në përdorimin e armës.
Ende nuk ka informacion nëse ka të lënduar të tjerë ndërsa rrethanat e plota mbeten ende të paqarta.
Policia menjëherë pas ngjarjes ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për kapjen e autorit.











