Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune, rreth orës 15:45, në fshatin Vidhas të Elbasanit
Mësohet se një banesë është përfshirë nga zjarri dhe për pasojë, një i moshuar ka mbetur i asfiksuar nga tymi, duke humbur jetën.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, por ka qenë tepër vonë ndërhyrja për të shpëtuar të moshuarin. Ende nuk dihet identiteti i të viktimës
po ashtu, ende nuk dihen as shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.