Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 10:05 të ditës së sotme në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”.
Policia njofton se automjeti me drejtuese shtetasen Sara Selgjekaj, 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin Ragip Cenaj, 81 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, i moshuari ka humbur jetën.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.









