Policia greke ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar, Altin Arapaj. Sipas mediave vendase mësohet se bëhet fjalë për një 49-vjeçar, i cili gjithashtu është shqiptar.
Ky shtetas, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije për mediat, u prangos në një shtëpi në Glyka Nera.
Gjatë kontrolleve efektivët arritën të gjejnë dhe automjetin ku dyshohet se 49-vjeçari vrau bashkëkombasin e tij. Në automjet u gjet gëzhoja dhe gjak i cili deri më tani dyshohet se i përket Arapajt.
Kujtojmë se 41-vjeçari Altin Arapaj u gjet i vdekur pasditen e së enjtes në një vreshtë në Rafinë. Ishte gruaja e viktimës ajo e cila kontaktoi autoritetet pasi ai e kishte telefonuar dhe i kishte thënë se një mik i tij e kishte qëlluar.