Kara Braxton, ish-lojtarja e WNBA-së dhe dy herë kampione me Detroit Shock, ka nderruar jete në moshën 43-vjeçare. Shkaku i vdekjes është ende i paqartë, por lajmi ka shkaktuar një valë dhimbjeje në komunitetin e basketbollit. WNBA bëri një deklaratë zyrtare, duke shprehur ngushëllimet për familjen, miqtë dhe ish-shoqet e ekipit të Braxton.
Djali i saj, Jelani Thurman, që është lojtar në Universitetin e Karolinës së Veriut, ndau një postim emocionues në rrjetet sociale me një foto të tij dhe nënës së tij që tregonte momente nga fëmijëria dhe adoleshenca, duke shprehur ndjenjën e humbjes me fjalët, “Do më mungosh, mbretëresha ime!”.
Braxton e filloi karrierën e saj në WNBA në vitin 2005 dhe luajti për disa ekipe për gjatë 10 viteve të saj, përfshirë Detroit Shock, Tulsa Shock, Phoenix Mercury dhe New York Liberty. Brenda karrierës së saj, ajo u bë një figurë e njohur dhe e respektuar në botën e basketbollit femëror. Ajo ishte pjesë e ekipit të Detroit Shock, që nën drejtimin e trajnerit Bill Laimbeer dhe me shoqërinë e lojtarëve të njohur si Deanna Nolan dhe Katie Smith, fitoi dy tituj të WNBA-së në vitet 2006 dhe 2008.
Gjatë karrierës së saj, Braxton u rendit e katërta në votimin për Lojtaren më të Mirë në vitet 2008 dhe 2009, duke dëshmuar aftësitë e saj të jashtëzakonshme në parketin e basketbollit. Pjesëmarrësja e saj në gara dhe kontributi në sportin e basketbollit kanë lënë një trashëgimi të qëndrueshme, e cila do të mbahet mend. Në një moment të tillë të vështirë për familjen dhe komunitetin e basketbollit, kujtimi i Braxton do të vazhdojë të jetojë përmes arritjeve të saj dhe ndjesisë së përbashkët që ajo krijoi me të tjerët.










