Një studente 21-vjeçare po lufton për jetën në Turqi, pasi u përplas nga një autobus në momentin që po përpiqej t’i shpëtonte një qeni endacak.
Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës në Trabzon, ndërsa e reja po kthehej drejt konviktit të shkollës politeknike ku studion. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, ajo po ecte në trotuar kur papritur u sulmua nga një qen endacak. E frikësuar, 21-vjeçarja doli në rrugë, ku u godit nga një autobus që po kalonte në atë moment.
E plagosura u transportua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi kishte pësuar dëmtime në organet e brendshme dhe disa fraktura.
Sipas mediave turke, gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.










