• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Politikë

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

16 Maj, 2025
tek Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

E fundit nga Avokati Altin Goxhaj:

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“JAP DORËHEQJE NGA KRYETAR I ALEANCA KONSERVATORE PËR SHQIPËRINË PËR SHKAK TË REZULTATIT ELEKTORAL LARG OBJEKTIVIT TË PARTISË. I propozoj Komitetit Drejtues fillimin e organizimi kombëtar të partisë për tu përballur me Zgjedhjet Lokale të 2027 si dhe thirrjen e Kuvendit në Shtator për zgjedhjen e Kryetarit”

Unë sot do i paraqes dorëheqjen si Kryetar i Partisë Aleanca Konservatore Për Shqipërinë Komitetit Drejtues për dështimin elektoral (numëruar në Qarkun Tiranë janë 1734 vota për ne (vetëm 10 kuti nuk janë numëruar nga 1282 kuti në total) dhe ende nuk ka dalë vota e Diasporës.

Lexo edhe:

Berisha: Rama, pengu i Lubi Ballukut

Bardhi nxjerr pjesë nga dosja: Balluku intimidoi dëshmitarët dhe prishi provat

Objektivi kryesor ishte kapja e 10 mijë votave në kuadër të një fushate thjesht informimi nën censurë ku nuk arritëm as tek 25% e informimit të votuesve potencialë që tu bënim me dije se unë kandidoja në një Listë të Hapur në Koalicionin PD-ASHM.

Qarku Tiranë ishte i vetmi Qark në Shqipëri që Koalicioni (me vendim të drejtuesit të Fushatës Belind Këlliçi) refuzoi që të bëjë prezantimin e të gjithë kandidatëve në një tubim prezantues (u planifikua dhe anullua për arsye që veç Belindi i di) ndërsa në faqen zyrtare të PD mungon ndonjë e dhënë se ka ndonjë listë kandidatësh me emra dhe mbiemra e le më pastaj prezantim publik online apo në çdo formë tjetër duke dëmtuar çdo kandidat të Listës së Hapur në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë.

Kujtoj që në këtë fushatë për hir të kohës së shkurtër që patëm (Partia jonë e re u regjistrua në KQZ ditën e fundit të afatit veç 24 orë pasi doli vendimi i Gjykatës), vendosa që e vetmja fushatë që mund të bëja ishte informimi publik në media dhe rrjetet sociale për prezencën e emrit tim në Listën e Koalicionit PD-ASHM dhe jo kërkimi i votës tek qytetarët.

Për fat të mirë të një urdhëri të brendshëm në strukturat e PD që askush nuk duhet të votojë emrin tim sepse i përkas një partie tjetër, çdo votë që më ka nderuar është 100% votë e mbështetësve dhe simpatizantëve tanë dhe nuk vjen nga votuesit e PD.

Siç e keni parë, as nuk takuam njeri, as organizuam takime, dhe i gjithë produksioni i fushatës ishin podcastet, videot, mijëra kartvizita (dhuruar në një kuti nga një dashamirës) dhe 4 kapele 🙂

Nuk mund të bënim më shumë për shkak të numrit të vogël të skuadrës dhe shtrirjes së gjerë gjeografike të zonës elektorale.

Numri prej 1734 votash (pa u numëruar ende vota e Diasporës) është një fakt i papranueshëm për objektivin që patëm dhe përgjegjësia është totalisht e imja dhe e askujt tjetër ndaj dhe i kërkoj të gjithë anëtarëve të Komitetit Drejtues që askush të mos japë dorëheqje edhe sepse roli i tyre është i domosdoshëm për riorganizimin e partisë dhe thirrjen e Kuvendit në Shtator 2025.

Kujtoj që pavarësisht konstatimit të verifikuar 100%, që na kanë vjedhur në Komisionet e Numërimit diku tek 600-700 vota (dhe që do ua provojmë në ditët që vijnë me videot e KZAZve) ndërkohë që sot paraqitëm në KQZ edhe kërkesën për të marrë provat video (por ende nuk e dimë përgjigjen e votës së Diasporës për të cilat kemi shpresë për një numër minimumi 400 deri në 600 vota), rezultati i Partisë sonë i parashikuar shkon diku tek 3000 vota në Tiranë (3000 është numri minimal që duhet të ketë një parti politike). Ky rezultat është 3 herë më i vogël se pritshmëria që pata si Kandidat dhe Kryetar i Partisë Aleanca Konservatore Për Shqipërinë dhe për këtë shkak dorëheqja ime është minimumi që mund të bëj për të marrë të gjitha përgjegjësitë që më takojnë 100% (pavarësisht angazhimit të plotë për të rinumëruar çdo kuti nga 1280 kutitë e Qarkut Tiranë dhe votat e diasporës përgjatë periudhës Maj-Gusht 2025).

Sot do ti kërkoj Komitetit Drejtues të Aleanca Konservatore Për Shqipërinë që të rinisi proçesin e organizimit në të gjithë Shqipërinë përgjatë verës dhe në javën e parë të Shtatorit të mbledhim Kuvendin Kombëtar ku të bëjmë edhe Zgjedhjet konform Statutit për ti dhënë Shqipërinë një subjekt të aftë elektoral, të parin konservator, sovranist, euroskeptik, “right wing”, për tu angazhuar në Zgjedhjet Lokale 2027 që në Shtator 2025 për të fituar këshilltarë në çdo Bashki të Shqipërisë!

Ftoj këto qytetar të Shqipërisë që ti bashkohet Aleanca Konservatore Për Shqipërinë, të kontribojë me idetë dhe angazhimin e tij, e aq më shumë të kandidojë për forumet drejtuese të Partisë dhe aq më shumë në listat për këshilla bashkiakë.

P.s.

Në këto 34 vjet kam dhënë 17 herë dorëheqjen nga pozicione të ndryshme drejtuese por kjo s’më ka penguar që të luaj një rol konkret super aktiv në shoqëri dhe profesion.

Nga Kategoria

Aktualitet

Berisha: Rama, pengu i Lubi Ballukut

17 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Bardhi nxjerr pjesë nga dosja: Balluku intimidoi dëshmitarët dhe prishi provat

17 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ja vendimet që u morën

17 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Putini shkruan për liderët evropianë: “Përbindëshat evropianë duan të përfitojnë nga rënia e Rusisë”

17 Dhjetor, 2025
Avioni i zhdukur për 13 vjet, i gjetur dhe gjobitur me 85 mijë paund për parkim të parregullt.

Avioni i zhdukur për 13 vjet, i gjetur dhe gjobitur me 85 mijë paund për parkim të parregullt.

17 Dhjetor, 2025
Përveç skandaleve të nëntokës shqiptare, kompania që shfrytëzon minierën e Spaçit përfiton miliona euro nga rimbursimi i TVSH-së.

Përveç skandaleve të nëntokës shqiptare, kompania që shfrytëzon minierën e Spaçit përfiton miliona euro nga rimbursimi i TVSH-së.

17 Dhjetor, 2025

Eurodeputeti grek Nikos Pappas pezullohet nga partia Syriza pas akuzave për sulm ndaj gazetares.

17 Dhjetor, 2025

Këto janë arsyet pse ndiheni të përgjumur

17 Dhjetor, 2025
Këndvështrimi nga brenda: Si u arrit greva e minatorëve dhe kush e mban të fshehtë marrëveshjen me kompaninë turke?

Këndvështrimi nga brenda: Si u arrit greva e minatorëve dhe kush e mban të fshehtë marrëveshjen me kompaninë turke?

17 Dhjetor, 2025
Brenda Historisë: Minatorët e Spaçit u shkarkuan pas formimit të sindikatës, Braçe i ashpër: Kriminale! Turp për institucionet

Brenda Historisë: Minatorët e Spaçit u shkarkuan pas formimit të sindikatës, Braçe i ashpër: Kriminale! Turp për institucionet

17 Dhjetor, 2025

Bashkëngjituni Lajmeve të Fundit | 17 Dhjetor 2025 – Pasdite

Merrni informacionin më të rëndësishëm nga Evropa dhe përtej saj më 17 dhjetor 2025 – lajme të reja, lajme emergjente, Botë, Biznes, Argëtim, Politikë, Kulturë, Udhëtime.

17 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.