Gjykata e Posaçme ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Ajola Xoxën. Më herët, Xoxa ishte nën masën “detyrim për paraqitje” pranë policisë gjyqësore, si edhe ndaj saj ishte vendosur ndalimi për të dalë jashtë vendit.
Sipas vendimit më të fundit, gjykata ka vendosur ta lërë atë pa masë sigurimi. Ndryshimi i masës është bërë për shkak të gjendjes shëndetësore të saj.
Aktualisht ndaj Xoxes, që nga shkurti i vitit të kaluar janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.
Ndaj saj rëndojnë disa vepra penale dhe akuza nga SPAK, mes të cilave korrupsion pasiv (në disa episode), pastrimi i parave, mosdeklarimi / fshehja e pasurisë.
Bashkëshorti i Ajolës, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ndodhet në masën “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025 kur u arrestua me urdhër të SPAK. Ndaj tij janë ngritur 13 akuza, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave, mosdeklarimin e pasurisë dhe shpërdorimin e detyrës.
Kryebashkiaku i ka kundërshtuar, teksa aktualisht ka nisur edhe procesi gjyqësor në GJKKO, ku janë mbajtur seancat e para.











