Policia njoftoi sot (5 prill) se në Spanjë është arrestuar Adrian Ogiçi, një person i njohur për autoritetet shqiptare.
Sipas hetimeve, në qershor 2015, Adrian Ogiçi, në bashkëpunim me Vitor Islamin dhe persona të tjerë të paidentifikuar, kanë rrëmbyer në shëtitoren e Sarandës shtetasin Ridvan Lamaj.
Në atë kohë Lamaj është futur me forcë në një automjet tip BMË X5 dhe më pas është transportuar drejt zonës së Xarres, në Konispol.
Dyshohet se pikërisht në këtë zonë Lamaj është ekzekutuar, ndërsa trupi i tij është zhdukur. Edhe sot, pas më shumë se një dekade, kufoma nuk është gjetur.











