Prokurorët në qytetin verior italian të Forli-t po hetojnë një shofer ambulance nën dyshimin për vrasjen e pesë pacientëve të moshuar. Të gjitha vdekjet e dyshimta ndodhën ndërsa ose menjëherë pasi pacientët u transportuan nga 27-vjeçari.
Burime hetimore besojnë se i riu, i cili punonte për Kryqin e Kuq Italian mund t’iu ketë dhënë substanca të dëmshme pacientëve gjatë transferimeve në spital. Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu raste të tjera, duke ngritur shqetësime se numri i viktimave të mundshme mund të rritet ndërsa hetimi zgjerohet.
Rasti më i fundit që po hetohet është ai i një gruaje 85-vjeçare që vdiq nga një atak kardiak në nëntor 2025. Të gjithë pacientët pësuan arrest kardiak ndërsa transportoheshin me ambulancë. Njëri vdiq gjatë rrugës, të tjerët ose pak më vonë ose në ditët që pasuan.











