• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 9 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Dyshohet për rrëmbim/ Zhdukja e 35-vjeçarit në Tiranë, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë

9 Qershor, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Fat i 34-vjeçarit Eglant Koçit i cili rezulton i zhdukur që prej fillimit të qershorit vijon të mbetet ende mister. Pas kallëzimit në polici për zhdukjen e të riut, uniformat blu bëjnë me dije se kanë shpallur në kërkim një 41-vjeçar, Armand Shakaj, që dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin, Eglant Koçin. Ndërkohë në pranga ka rënë një 25-vjeçar, Enea Zyferi, pasi dyshohet se ka përkrahur autorin e dyshuar.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se nga hetimet është bërë e mundur gjetja e motorit të 34-vjeçarit, si dhe janë ushtruar kontrolle në ambientin ku ai dyshohet se ka hyrë për herë të fundit, por edhe ambiente të tjera, por deri tani nuk është gjetur.

Sipas policisë, nga ky ambient ka dalë më pas autori i dyshuar, i cili mund ta ketë transportuar 34-vjeçarin me automjet.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar gjithashtu se autori i dyshuar ka lëvizur motomjetin e 34-vjeçarit nga vendi ku ishte parkuar fillimisht.

Lexo edhe:

Elon Musk pranë një rekordi historik, mund të bëhet trilioneri i parë në botë

Sulmet ndaj protestuesve, Enxhi Nasufi-Ramës: Të rinjtë nuk arrijnë të blejnë dot një shtëpi! Shtyjnë krijimin e familjeve nga pasiguria ekonomike

Ndërkohë, automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar i riu Koçi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit të bërë më datë 05.06.2026 nga familjarët e shtetasit E. K., 34 vjeç, për humbjen e kontakteve me të, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit A. Sh., 41 vjeç, i cili dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, identifikimi dhe kontrolli i ambientit ku është futur 34-vjeçari, ambient nga i cili më pas ka dalë autori i dyshuar dhe mund të ketë marrë me vete, me automjet, 34-vjeçarin.

Është ushtruar kontroll i imtësishëm në ambientin e dyshuar, ku dyshohet se mbahej peng 34-vjeçari, si dhe në shumë ambiente të tjera dhe në terren, por deri tani nuk është bërë e mundur gjetja e 34-vjeçarit.

Po nga veprimet hetimore ka rezultuar gjithashtu se autori i dyshuar ka larguar motomjetin e 34-vjeçarit nga vendi ku ishte parkuar fillimisht.

Automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar 34-vjeçari, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Z., 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar 41-vjeçarin në këtë rast.

Shërbimet e Policisë po vijojnë intensivisht kërkimet për gjetjen e shtetasit E. K.

Ndërkohë, po punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Duke qenë se hetimet janë në vijim, për të mos cenuar ecurinë e tyre, bëjmë me dije se në këtë fazë nuk mund të bëhen publike të gjitha rezultatet e hetimit.

Në vijim, do të jepet informacion më i plotë sipas ecurisë së hetimeve

Tags: tiranezhdukja

Nga Kategoria

Bota

Elon Musk pranë një rekordi historik, mund të bëhet trilioneri i parë në botë

9 Qershor, 2026
Kryesore

Sulmet ndaj protestuesve, Enxhi Nasufi-Ramës: Të rinjtë nuk arrijnë të blejnë dot një shtëpi! Shtyjnë krijimin e familjeve nga pasiguria ekonomike

9 Qershor, 2026
Aktualitet

Investimi në Zvërnec, Rama: Gënjeshtër që investitorët e huaj vijnë të ndërtojnë vetëm për të pasurit! Nuk do punësohen të huaj

9 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“E vështirë të komunikosh me të!”, Thomas Müller kritikon trajnerin e Gjermanisë para Botërorit

9 Qershor, 2026

Juventus nis ofensivën në merkato, Sorloth dhe Brahim Diaz në listën e Spallettit

9 Qershor, 2026

Real Madrid dhe Emirates arrijnë marrëveshje historike, sponsorimi në fanellë zgjatet deri në 2031

9 Qershor, 2026

Carrick kërkon liderin e mbrojtjes së Tottenham, Manchester United synon Cristian Romero

9 Qershor, 2026

Dyshohet për rrëmbim/ Zhdukja e 35-vjeçarit në Tiranë, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë

9 Qershor, 2026

Elon Musk pranë një rekordi historik, mund të bëhet trilioneri i parë në botë

9 Qershor, 2026

Sulmet ndaj protestuesve, Enxhi Nasufi-Ramës: Të rinjtë nuk arrijnë të blejnë dot një shtëpi! Shtyjnë krijimin e familjeve nga pasiguria ekonomike

9 Qershor, 2026

Investimi në Zvërnec, Rama: Gënjeshtër që investitorët e huaj vijnë të ndërtojnë vetëm për të pasurit! Nuk do punësohen të huaj

9 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.