• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 19 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Dyshimet mbi integritetin e përzgjedhjes së kandidatëve në Akademinë e Sigurisë, Policia reagim: Pretendimet, të pavërteta dhe tendencioze

16 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka bërë një reagim lidhur me dyshimet që janë ngritur mbi integritetin e procesit të përzgjedhjes dhe trajnimit të kursantëve të rinj në Akademinë e Sigurisë. Sipas policisë, pretendimet se disa kandidatë po përfshihen padrejtësisht në programin e trajnimit në terren është i pavërtetë dhe keqinformues.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Çdo pretendim i hedhur në publik, se këta kandidatë po përfshihen në mënyrë të padrejtë në programin e trajnimit në terren në drejtoritë vendore në lista ose se do të nisin praktikën pa trajnim, është i pavërtetë, keqinformues dhe tendencioz.

Njoftimi i plotë:

Lexo edhe:

Sulmuesi i kombëtares dhe modelja e njohur bëhen prindër për herë të parë

Seancë e mbyllur: Berisha për mbledhjen e Këshillit të Mandateve thotë se në dosjen e Ballukut ka vetëm një material sekret

Në lidhje me një publikim në rrjetet sociale që ngre dyshime mbi integritetin e procesit të përzgjedhjes dhe trajnimit të kursantëve të rinj në Akademinë e Sigurisë, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se:

Në muajin janar 2025, në përfundim të të gjitha fazave të konkurrimit, Policia e Shtetit publikoi listën me kandidatët fitues në Kolegjin e Formimit Profesional Policor (kursi bazë i formimit për Patrullë të Përgjithshme). Fitues u shpallën 452 aplikantë, por për mungesë të kushteve të akomodimit, sipas rendit zbritës të pikëve, filluan trajnimin në Kolegjin e Formimit Profesional Policor në Akademinë e Sigurisë, 400 aplikantë fitues, ndërsa 52 aplikantët e tjerë fitues do të vijojnë trajnimin së bashku me fituesit që do të shpallen pas konkurrimit që do të bëhet për fillimin e kursit XXI, brenda vitit kalendarik 2025, menjëherë me hapjen e tij.

Sqarojmë se aplikantët fitues të cilët janë në pritje për të filluar Kolegjin e Policisë, do të nisin ndjekjen e studimeve për Patrullë të Përgjithshme, në momentin kur të krijohen kushtet për pritjen dhe organizimin e grupit të dytë, pas përfundimit të ciklit aktual të trajnimit.

Bëjmë me dije se programi që zhvillohet në Kolegjin e Formimit Profesional Policor është një vit akademik dhe ka elemente teorike dhe të trajnimit në terren. Asnjë kursant nuk mund të shkojë në trajnimin në terren, pa përfunduar programin teorik. Trajnimi në terren zhvillohet mbi bazën e një programi të detajuar dhe është zbatim në praktikë i moduleve teorike të marra në auditor.

Asnjë nga 52 kandidatët fitues në listë pritjeje, nuk ka ndjekur asnjë ditë trajnim dhe nuk është përfshirë në listën e kursantëve të kursit XX, të cilët më datë 21.07.2025, fillojnë zbatimin e programit të trajnimit në terren në drejtoritë vendore.
Çdo pretendim i hedhur në publik, se këta kandidatë po përfshihen në mënyrë të padrejtë në programin e trajnimit në terren në drejtoritë vendore në lista ose se do të nisin praktikën pa trajnim, është i pavërtetë, keqinformues dhe tendencioz.

Policia e Shtetit fton maturantët të aplikojnë në Akademinë e Sigurisë si Institucion i Arsimit të Lartë i akredituar, akademi anëtare e rrjetit akademik të INTERPOL-it, akademi e akredituar në sistemit IADLEST-ShBA.

Akademia e Sigurisë ofron për të rinjtë, 2 mundësi zgjedhjeje në Fakultetin “Siguria dhe Hetimi”, aplikimet për të cilin bëhen në e-Albania, në periudhën 29 korrik-03 gusht 2025, si dhe për Kolegjin e Formimit Profesional Policor (Patrullë të Përgjithshme), për të cilin së shpejti do të hapet procesi i konkurrimit.

I garantojmë të gjithë të interesuarit se procesi zhvillohet mbi bazën e meritokracisë, në mbikëqyrje të plotë ligjore nga Akademia e Sigurisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, misionet policore që mbështesin zhvillimin arsimor policor, si dhe në transparencë të plotë me konkurrentët, të cilët janë pjesë e grupeve të vëzhgimit gjatë të gjitha fazave të konkurrimit.

Nga Kategoria

Ekstra

Sulmuesi i kombëtares dhe modelja e njohur bëhen prindër për herë të parë

19 Dhjetor, 2025
Seancë e mbyllur: Berisha për mbledhjen e Këshillit të Mandateve thotë se në dosjen e Ballukut ka vetëm një material sekret
Aktualitet

Seancë e mbyllur: Berisha për mbledhjen e Këshillit të Mandateve thotë se në dosjen e Ballukut ka vetëm një material sekret

19 Dhjetor, 2025
"Makina policie nuk do të parakohen më në oborrin e shtëpisë", Rama: Ata që u përpoqën ta sabotonin projektin...
Lajme

“Makina policie nuk do të parakohen më në oborrin e shtëpisë”, Rama: Ata që u përpoqën ta sabotonin projektin…

19 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Arne Slot tha se puna e Liverpool do të mbetet e ‘sigurt’ edhe nëse Reds pësojnë një humbje ‘horrible’ ndaj Tottenhamit në vështirësi.

19 Dhjetor, 2025

Sulmuesi i kombëtares dhe modelja e njohur bëhen prindër për herë të parë

19 Dhjetor, 2025
Seancë e mbyllur: Berisha për mbledhjen e Këshillit të Mandateve thotë se në dosjen e Ballukut ka vetëm një material sekret

Seancë e mbyllur: Berisha për mbledhjen e Këshillit të Mandateve thotë se në dosjen e Ballukut ka vetëm një material sekret

19 Dhjetor, 2025

Filmi i Javës nga Euronews Culture: ‘Avatar: Zjarri dhe Tymi’ – Një përsëritje epike, por e lodhshme
Masteria vizuale e franchise-it Avatar përsëri dëmtohet nga një skenar i bërë për inat, i cili këtë herë reduktohet në: “Le të ripërsërisim filmin e kaluar pa ndonjë përqendrim të vërtetë, por kësaj here në vend të ujit, le t’i japim zjarrit pak kohë ekrani. Oh, dhe një rreze nga qielli. Po, le ta shtojmë një rreze nga qielli.”

19 Dhjetor, 2025
"Makina policie nuk do të parakohen më në oborrin e shtëpisë", Rama: Ata që u përpoqën ta sabotonin projektin...

“Makina policie nuk do të parakohen më në oborrin e shtëpisë”, Rama: Ata që u përpoqën ta sabotonin projektin…

19 Dhjetor, 2025
Mendimi që nuk do të më shkonte për mend: Këngëtarja shqiptare ndan vështirësitë e saj shëndetësore!

Mendimi që nuk do të më shkonte për mend: Këngëtarja shqiptare ndan vështirësitë e saj shëndetësore!

19 Dhjetor, 2025

TikTok rikthehet në Shqipëri, Rama: Ndalimi nuk jep efekt në shoqëri

19 Dhjetor, 2025
Eshtrat e tetë personave të zhdukur mund të jenë zbuluar në zonën ku ka gërmuar më parë UNMIK-u.

Eshtrat e tetë personave të zhdukur mund të jenë zbuluar në zonën ku ka gërmuar më parë UNMIK-u.

19 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In