Një tërmet me magnitudë 7.5 goditi verilindjen e Japonisë pas mesnate të hënën, duke lënë të paktën 30 të plagosur dhe duke detyruar mijëra njerëz të evakuojnë shtëpitë e tyre.
Tërmeti ndodhi në orën 23:15 (14:15 GMT) në një thellësi prej 50 km, rreth 80 km nga bregu i rajonit Aomori, sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze. Tërmeti shkaktoi alarmin për tsunami, por ky alarm tashmë është hequr, ndonëse vala 70 cm (27 inç) u vërejt.
Shërbimet e trenit janë pezulluar në disa zona dhe mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Autoritetet paralajmëruan se mund të ketë tërmete më të forta në ditët në vijim dhe kërkuan nga publiku të mbeten në gjendje gatishmërie për të paktën një javë.
Kryeministri japonez Sanae Takaichi iu drejtua qytetarëve të prekur nga tërmeti, duke i këshilluar të kontrollojnë përgatitjen e tyre për tërmet, duke siguruar mobiljet dhe duke u përgatitur për evakuim të menjëhershëm në rast dridhjeje.
Rreth 90,000 banorë morën urdhra për evakuim, ndërsa qeveria e prefekturës Aomori raportoi se rreth 2,700 shtëpi ishin pa energji.
Qeveria japoneze ka ngritur një zyrë përgjigjeje brenda qendrës së menaxhimit të krizave të kryeministrit dhe ka thirrur një ekip emergjent. Ministri i Kabinetit, Minoru Kihara, theksoi se po bëhen përpjekje për të vlerësuar dëmet dhe për të zbatuar masa të menjëhershme për ndihmën dhe shpëtimin.
Pas tërmeteve, kompanitë elektrike japoneze deklaruan se nuk kishte irregularitete në centralet bërthamore Higashidori dhe Onagawa.
Po ashtu, nuk u raportuan probleme as në stacionin e bërthamës Fukushima, i cili ka pësuar dëme nga një tërmet më i fuqishëm që ndodhi më 11 mars 2011.
Japonia është një nga vendet më të prekura nga tërmetet në botë, duke përjetuar rreth 1,500 tërmete në vit.
Një panel hetimi i tërmeteve gjithashtu paraqiti një probabilitet prej 60-90% për ndodhin e një mega-tërmeti në Nankai brenda 30 viteve të ardhshme, i cili mund të shkaktonte dëme kolosale dhe të merrte mijëra jetë.











