Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Drejtues Elton Alushi, takoi dhe falënderoi 2 punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2, të cilët arritën të neutralizonin dhe arrestuan Bardhyl Fushën, autorin e armatosur, i cili mori grabiti rreth 10 mijë euro në një filial banke, duke rrezikuar jetën e punonjësve dhe qytetarëve.
Gjatë fjalës së tij para efektivëve të Komisariatit nr. 2, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda theksoi se reagimi në kohë rekord, guximi dhe profesionalizmi i treguar nga dy kolegët tanë, Inspektor Ermal Çeku dhe Inspektor Eduart Saliko, janë shembull i qartë i standardit që përfaqëson Policia e Shtetit.
Pavarësisht se efektivët u përballën me një grabitës të armatosur me kallashnikov, drejtuesi i Policisë tha se të dy efektivët do të marrin edhe një shpërblim moral dhe material, në një takim të ardhshëm.











