Prej disa orësh, forcat RENEA dhe policia lokale kanë rrethuar një banesë të braktisur në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit, ku ndodhen të izoluar dy persona të armatosur, të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.
Të identifikuarit si Julian Cumraku, 24 vjeç, dhe Arben Uka, po refuzojnë të dorëzohen, duke kërcënuar se do të qëllojnë me armë nëse afrohen forcat e rendit.
Sipas burimeve, gjatë situatës Cumraku ka bërtitur “Allahu Ekber”, ndërsa policia po tenton të shmangë përshkallëzimin e ngjarjes duke përdorur negociatorë. Për këtë arsye është thirrur vëllai i njërit prej tyre, me shpresën se ai do t’i bindë të dalin paqësisht nga banesa.
Objekti i rrethuar është në pronësi të Mhill Jakut, ndërsa njëri nga të armatosurit – Cumraku – dyshohet se është nipi i tij. Operacioni ka nisur që në orët e para të ditës, pasi dyshohej se dy të kërkuarit ishin strehuar aty prej natës.











