Vullkani Enta në Katania është aktivizuar këtë të dielë, duke detyruar autoritetet e menaxhimit të aeroportit që të marrin masa për pezullimin e fluturimeve.
Sipas raportimeve, kompania që menaxhon aeroportin e Katanias ka njoftuar se ka urdhëruar mbylljen e hapësirave ajrore që ndodhen nën renë vullkanike deri në orën 19:30. Si pasojë e tymit të dendur në atmosferë, fluturimet që mbërrijnë në aeroportin e Katanias janë pezulluar deri në orën 22:30.
Mediat ndërkombëtare raportojnë gjithashtu se aeroporti i Comiso është riaktivizuar, pasi ishte mbyllur më parë për shkak të erërave të forta.











