Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet sot nga gazetarët për vëllanë e kryeministrit Edi Rama, Olsit për akuzat e Gazment Bardhit.
Ai u shpreh se nuk u gjet asnjë provë që përfshinë Olsi Ramën në laboratorin e drogës në Xibrakë. Kishte një sqarim edhe për Bardhin se përse dosja nuk është pushuar.
”Përgjigja është ajo që keni marrë. SPAK ka kryer hetimet dhe ka vendosur pezullim për mos zbulimin autorëve. U hetua edhe përfshirja e Ols Ramës, nuk u gjet provë.
U pezulluan hetimet për shkak se nuk është regjistruar emri i tij si person në hetim. Në rast se do ishte në hetim, do kishte pushim të çështjes”, tha kreu i SPAK.