• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 14 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

14 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani kërkoi shkarkimin e prokurores së Vlorës, Flora Çela për dështime të përsëritura në hetimin e çështjeve, veçanërisht për mënyrën e hetimit të kryer pas kapjes së 16 tonë cannabis sattiva në vitin 2017. Subjekti kundërshtoi gjetjet duke pretenduar se nuk kishte shkelje penalizuese.

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë të prokurores së Vlorës, Flora Çela duke kërkuar shkarkimin e saj për probleme në kriterin e profesionalizimit dhe në vlerësimin tërësor të çështjes në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Dumani i filloi bisedimet përfundimtare në këtë çështje lidhur me hetimin e kryer nga prokurorja Çela për 16 tonë cannabis sattiva të kapur në Vlorë në vitin 2017. Ai vërejti se çështja ishte regjistruar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, armëmbajtje pa leje dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Lexo edhe:

Kryebashkiaku i Konispolit nuk shkarkon drejtorët, Rama: Jep dorëheqjen ti atëherë

IKMT shkatërron kamperin në Theth, Berisha: Ky ishte ndërtim pa leje për Ramaduron

Sipas Dumanit, sasia e konsiderueshme e drogës, e paketuar dhe gati për transport, sasia e armëve dhe municioneve të sekuestruara, si dhe arrestimi zyrtarëve publikë, tregonte se kishte një organizim të gjerë për mundësimin e trafikimit të 16 tonëve hashash.

Ai theksoi se subjekti dështoi që të shpjegojë gjatë hetimit administrativ dhe në Kolegj, përse nuk e ka transferuar atëherë çështjen në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi dukej se bashkëpunimi kishte qenë i posaçëm. Deklarimi i subjektit se Krimet e Rënda atëherë ishin mbyllur, u gjet i pavërtetë. Dumani solli në vëmendje se ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte vijuar të ushtronte veprimtarinë edhe dy vjet pas regjistrimit të këtij procedimi të hetuar prej subjektit.

Po ashtu, një DVR e sekuestruar në një lokal, prej nga mund të siguroheshin të dhëna për bashkëpunëtorët dhe organizatorët e sigurimit dhe trafikimit të kësaj lënde narkotike, ishte kqyrur një vit më vonë. Sipas procesverbaleve të mbajtur, është shënuar se nuk funksiononte, ndërkohë që Dumani theksoi se kqyrja duhej të ishte realizuar nga ekspertë.

Edhe gjatë caktimit të masave të sigurisë, sipas Dumanit, subjekti duket se ka zbehur ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm, ndërsa nuk ka kryer hetimin pasuror për një prej personave të dyshuar.

Dumani tha se është e provuar se subjekti nuk ka kryer veprimet e duhura hetimore lidhur me sigurimin e sasisë së drogës dhe as për destinacionin.

Ai theksoi se nga ky rast, më së paku nxirren në pah mangësi dhe hetime të dobta të kryera nga ana e subjektit, prej nga është bërë e pamundur të zbardhet i plotë mekanizimi i ngjarjes dhe roli i përgjegjësisë së secilit prej pjesëmarrësve në ato veprime të paligjshme.

Dumani pohoi se subjekti nuk ka arritur të provojë të kundërtën e gjetjeve të hetimit administrativ edhe në disa çështje të tjera të hetuara prej saj. Ai kërkoi që gjetjet të konsiderohen në vlerësimin tërësor.Në përfundim, drejtuesi i SPAK u shpreh se mangësitë profesionale të konstatuara, e bëjnë të pamundur përmbushjen e kritereve kushtetuese për kualifikimin profesional të prokurores Flora Çela dhe kërkoi shkarkimin e saj nga detyra.

Subjekti i kundërshtoi shkaqet e Dumanit, duke parashtruar intepretim ligjor të kundërt për faktet e konstatuara. Përfaqësuesja e saj ligjore, avokatja Romina Zano paraqiti një analizë ligjore, duke pretenduar se gjetjet nuk mund të sjellin penalizim. Duke sjellë në vëmendje opinionet e Komisionit të Venecias dhe jurispudencën e Gjykatës Kushtetuese, Zano tha se vlerësimi profesional duhet të kryhet bazuar në partimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit. Sipas saj, vlerësimi profesional duhet të mbështetet në indikatorë konkretë e të matshëm dhe se çdo konstatim për të metat e subjektit duhet të jetë i arsyetuar mbi akte konkrete.

Zano tha se subjekti mund të konsiderohet i papërshtatshëm, nëse shfaq gjykim të dobët, mosrespektim të të drejtave të palëve në proces, si dhe kur gabimet janë të rënda e të përsëritura.Prokurorja Flora Çela paraqiti mbrojtjen për çështjet e relatuara nga Dumani. Ajo këmbënguli se në hetimin e 16 tonëve cannabis sattiva ka vepruar në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

Ajo theksoi se nuk ka mohuar tendencën e trafikimit të lëndës narkotike, por nga aktet e administruara nuk ka pasur prova konkrete për një gjë të tillë. Sipas subjektit, pjesa më e madhe e drogës kishte qenë e degraduar dhe nuk mund të tregtohej. Çela pretendoi se nuk ka pasur elementë që të procedonte për grup të strukturuar kriminal. Ajo solli si argument faktin se kur kishte elementë të trafikimit të lëndës narkotike apo të grupit të strukturuar kriminal, atëherë policia e referonte çështjen drejtëpërdrejtë tek ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në vijim, subjekti tha se nuk u arrit të gjendeshin të dhëna për bashkëpunim të posaçëm, pasi të dyshuarit ishin dy persona, ndërkohë që për grup të strukturuar kriminal duhet bashkëpunimi i tre personave.

Lidhur me kqyrjen me vonesë të pajisjes, prej nga mund të siguroheshin të dhëna për persona të tjerë, subjekti tha se pajisjes në fjalë i ishte hequr ‘truri’ dhe nuk kishte mundësi të siguroheshin informacione shtesë. Për këtë arsye, sipas saj nuk është kryer ekspertimi.

Çela deklaroi ndër të tjera se kishte kryer hetime për aq sa kishte pasur prova. Ajo kundërshtoi edhe gjetjet e çështjeve të tjera dhe konstatimin për cënim të besimit të publikut, duke theksuar se nuk gjendej në të tilla kushte. Në përfundim, prokurorja Flora Çela kërkoi lënien në fuqi të vendimit.

Kolegji u tërhoq për marrjen e vendimit që njoftoi se do ta shpallë më datë 25 korrik, në orën 15:30./BIRN

Nga Kategoria

Aktualitet

Kryebashkiaku i Konispolit nuk shkarkon drejtorët, Rama: Jep dorëheqjen ti atëherë

14 Korrik, 2025
Aktualitet

IKMT shkatërron kamperin në Theth, Berisha: Ky ishte ndërtim pa leje për Ramaduron

14 Korrik, 2025
Aktualitet

Artan Hoxha: Shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

14 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Kryebashkiaku i Konispolit nuk shkarkon drejtorët, Rama: Jep dorëheqjen ti atëherë

14 Korrik, 2025

Zbulohet hepatiti A në fruta të ngrira të malit nga Serbia

14 Korrik, 2025

Qeveria spanjolle hap hetime rreth festës së ditëlindjes të Lamine Yamal

14 Korrik, 2025

IKMT shkatërron kamperin në Theth, Berisha: Ky ishte ndërtim pa leje për Ramaduron

14 Korrik, 2025

Artan Hoxha: Shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

14 Korrik, 2025

Azili i pleqve në SHBA përfshihet nga flakët, 9 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur

14 Korrik, 2025

Studimi i fundit tregon: Gratë kanë më shumë të drejtë gjatë debateve në çift

14 Korrik, 2025

Tensione në Theth/ Banorët përplasen me IKMT-në dhe Policinë

14 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.